E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace u shkruan ambasadoreve Mazhoranca pengon hetimin

Komisioni Topalli

Bllokimit te punes se Komisionit Hetimor Parlamentar per Veprimtarine e Kuvendit kryetari i saj Erion Brace i eshte pergjigjur duke u ankuar nepermjet nje letre drejtuar ambasadoreve te rendesishem ne Tirane. Deputeti i PS-se Erion Brace nen cilesine e kryetarit te komisionit ka shprehur serish dje shqetesimin per bllokimin e punes se ketij komisioni nga mazhoranca. Nepermjet kesaj letre deputeti Brace ka informuar diplomatet e huaj ne Tirane mbi objektin e hetimit por edhe per shqetesimin se puna e ketij komisioni po pengohet sipas tij ne menyre te qellimshme nga Kryetarja e Kuvendit dhe se pengesat administrative po zevendesohen nga pengesat politike. Deputeti socialist Erion Brace ve ne dijeni se afati i punes se komisionit eshte vetem 4 muaj dhe strategjia e mazhorances eshte djegia e afateve te hetimit duke justifikuar mospjesemarrjen me angazhimin ne zgjedhje. Brace i quan veprimet e mazhorances te qellimshme. Kuvendi i Shqiperise ka miratuar nje afat 4-mujor qe po digjet nga deputetet e shumices pavaresisht se Kuvendi nuk ka marre asnje vendim per nderprerjen e punes se tij perkundrazi eshte miratuar edhe nje kalendar punimesh shkruan Brace ne letren drejtuar diplomateve te huaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›