E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU Rezultati yne do te jete surpriza e zgjedhjeve te 8 majit

Fier Idrizi eshtja kombetare ne themel te interesave te partise sone

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet zhvilloi dje nje takim ne Fier qytet ne te cilin kjo parti gezon edhe nje mbeshtetje te konsiderueshme. Ne aktivitetin ku merrnin pjese qindra simpatizante kryetari i kesaj partie Shpetim Idrizi dhe perfaqesues te tjere kerkuan mbeshtetje dhe nderkaq parashtuan programin me te cilin PDIU paraqitej ne keto zgjedhje lokale. Po keshtu kreu i PDIU-se premtoi se rezultati elektoral i kesaj partie do te ishte surpriza e ketyre zgjedhjeve. Nga ana tjeter Idrizi theksoi faktin se PDIU me shume sesa te ceshtjet partiake mbeshtetet te ceshtjet kombetare duke shtuar se permes kesaj menyre zgjidheshin me mire edhe problemet e perditshme te qytetareve. Ideja e kombit nuk vdes kurre. Kombi yne sot eshte i gjalle. Prandaj le te harrojme flamujt partiake dhe ti perkushtohemi flamurit kombetar. Keshtu zgjidhen edhe problemet e perditshmerise papunesia varferia etj. deklaroi Idrizi duke folur edhe per rendesine e marredhenieve ekonomike Shqiperi-Kosove. Ne kete kuader ai theksoi se mijera vende te reja pune do te hapen nepermjet projektit te bashkimit ekonomik me Kosoven. I pranishem ne kete aktivitet Presidenti i Nderit te PDIU-se Tahir Muhedini deklaroi se mesazhi i kesaj partie ne keto zgjedhje eshte bashkimi rreth idealeve te njejta. Ne jemi per bashkimin sepse ne e duam Shqiperine dhe e duam amerine. Ne jemi se bashku per te thene se votat tona jane te rendesishme. Mesazhi yne ne keto zgjedhje eshte mesazhi i bashkimit deklaroi Muhedini. Sipas tij me 8 maj duhej te votohej PDIU dhe kandidatet e Aleances per Qytetarin. Deputeti i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri u beri thirrje te gjithe simpatizanteve te kesaj force qe te mbeshtesin kandidatet e Aleances per Qytetarin ne zgjedhjet e 8 majit. Ne duhet te votojme me 8 maj Partine Drejtesi Integrim e Unitet dhe kandidatet e Aleances per Qytetarin tha Tahiri. Nderkaq kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin per Bashkine e Fierit Ilir Bele vleresoi PDIU-ne duke deklaruar se programi i saj eshte i qenesishem. Ndihem mire kur me mbeshtet PDIU-ja sepse programi i saj politik eshte zgjidhja e kauzes came. Aleanca per Qytetarin eshte aleanca per ndryshimin e qytetit tha Bele.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›