E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Fushatë pozitive, por jo euforike. Ramën e mori Koçua në Vlorë

berisha-kryesiaTiranë- Shefi i qeverisë nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka deklaruar se fushata elektorale e koalicionit të saj do të bazohet mbi pozitivitetin dhe ftoi të gjithë deputetët të jenë kreativë, por nga ana tjetër i paralajmëroi të ms jenë euforikë.

“ekpi i Tiranës është ekipi me histori suksesi i cili udhëheq realisht fushatën elektorale të Shqipërisë sepse është Tirana ajo që i jep jo vetem ton, por entuziazmin, optimizmin dhe suksesin e fitores elektorale në mbarë Shqipërinë. Në këtë kontekst, une iu ftoj ju të bëjmë gjithçka të jemi kreativ, për të realizuar dhe organizuar fushatën më qytetare. Ne kemi një eksperiencë shumë të pasur fushatash të suskseshme të mëparshme, këtë fushatë për format e komunikimit të saj të jetë me intensivja, me qytetarja, më e sukseshmja. Do bëjmë gjithçka të predominojë llogjika, argumenti dhe debati me qytetarët. Eufori nuk duhet të ketë në mënyrë absolute, vendosmëri dhe përkushtim por pa eufori”,- tha kryeministri.

Teksa ka ironizuar edhe kandidimin e Edi Ramës në Vlorë: “Dëgjoj fjalë unë këtu iku zoti Rama. Nuk është se ai iku se i kërcënohej mandati, se ky sistem ja jep mandatin kudo që të shkojë, e mori Koçua, skemi çi bëjmë, por punët e tyre. Kur unë e paraqisja në media si nënkryetarin e PS-së, jo të paktë ishit ju që nuk e pëlqenit këtë cilësim, se nuk e kishit parë një ditë në selinë e PS-së dhe kishit të drejtë. Faktikisht u provua me shumë se nënkryetar. Pse, sepse Koçua e dinte që modelin e tij Tirana e hodhi poshtë njëherë. Tirana ka memorie, nuk i harron 12 kompanitë e ndërtimit, nuk i harron tavanet që u binin nxënësve, gazetat që privatizoheshin pa dhënë asnjë lekë. Po ju them një gjë që në Vlorë nuk ka qytetar që nuk i dinte këto. Atje gumëzhinte Vlora, që të gjithë e kishin të qartë që nuk shkoi Rama, po shkoi Koçua”, tha ai.

Aleatët në lista, Berisha: Ky është sistemi, duhet ndryshuar

Duke komentuar koalicionin dhe renditjen e kandidatëve në lista për deputetë të 23 qershorit, Berisha teksa pranoi se nga kjo renditje kanë ngelur edhe të pakënaqur, u justifikua tek sistemi që e imponon vendosjen edhe të aleatëve në lista. Ndërsa pranoi se sistemi ka problemet e veta dhe sipas tij duhet ndryshuar.

“kjo formë është më e ndershme dhe më organikja e koalicionit. E kuptoj që ka njerëz zemërthyer se ka mbetur jashtë pozicionit që meritojnë por shqiptarët dhe demokratët duhet ta dinë se PD-ja ka marrë 11 deputetë nga votat e këtyre aleatëve, nqs vota do kish një peshë si për Sali berishëm dhe Dashamir Shehun, Fatmir mediu do fuste 3 deputetë e më shumë, ky është sistemi, që në fakt duhet modifikuar, osë të bëhet i pastër proporcional, ose të japë mazhorancë me ligj, si në Spanjë ku e kemi marrë”.

Deputetët e PS-së në listën e PD-së, Berisha: Mirënjohës, shpëtuan vendin nga rrëzimi i qeverisë

Ndërsa komentoi edhe përfshirjen e deputetëve të larguar nga Partia Socialiste, berisha tha: “në listat tona kemi deputetë që në moment kritik për vendin, pas asnjë lloj arsye përvec përgjegjësisë që ndjenë bën të dështojë një projekt i turpshëm që synonte përmbysjen e qeverisë 2 muaj para zgjedhjeve. Jemi shumë të kënaqur me kontributin e tyre, shumë mirënjohës, janë njerëz me karrierë politike shumë të suksesshme, shkojmë me një spektër më të gjerë, më të plotë, kurrë ndonjëherë shqiptarët se kanë gjetur veten më të konfortuar se sa ky koaliciion”,- përfundoi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›