Berisha humor me Bregun: Ti Majlinda nuk ke qenë bareshë
TIRANË - Ashtu si çdo mbledhje qeverie, kryeministri Sali Berisha bëri një parantezë, me një rezyme të punëve ditore si kryetar i qeverisë. Në këtë mbledhje të radhës, Berisha vuri theksin tek inaugurimi që i bëri rrugës Kalivaç-Sevaster, duke përshkruar bukuritë natyrore që vërejti rrugës.
Në këtë pikë ai kujtoi tufat me dele, ku Ministrja e Integrimit qeshi me zë dhe më pas vijoi batuta.
“Në Sevaster, atje isha sot. Sodita pamje mahnitëse, lëndina të gërshetuara me ullishte, kullota, plantacione qershish, tufa delesh, lartësi që nuk i kisha parë kurrë. Tufa e deleve më kujtoi rininë time, (Bregu qesh me zë), madje... por, ti Majlinda nuk ke qenë bareshë, nuk ke pasur dele, në jetën tënde nuk ke qenë bareshë. Do thoni ju u lodha. Jo absolutisht! U çlodha. Rruga gjithë trajektore, traseja e mirë në Sevaster, Vjosë-Sevaster-Kalivaç. Shkojnë kamerat atje, apo shkojnë kur shkoj unë? Ishte fantazi mo, gjë e bukur shumë”.
(d.b/BalkanWeb)