E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Garazhi pas TOB-it, skandaloz

23/04/2010 Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë se arkitektët e studios belge, që ka bërë projektin për qendrën e Tiranës, nuk kanë qenë në dijeni se pas Pallatit të Kulturës është menduar të ndërtohet një godinë për parkim. “Unë mund të them se ishte skandaloze, kur shtrova pyetjen se për çfarë duhej parkimi prapa Teatrit të Operës, kur sheshi është planifikuar të jetë për këmbësorë. Por pyetjes sime iu përgjigjën me habi se nuk ishte parkim”, ka thënë shefi i ekzekutivit. Madje, Kryeministri është treguar konkret kur ka folur mbi këtë çështje. “Ndërkohë që këshilltari apo arkitekti kryesor i Bashkisë së Tiranës së zotit Rama, në mënyrën më të papërgjegjshme do të deklaronte tri herë në një emision se ajo godinë është garazh. Në këtë mënyrë nuk lejohet të ndërtosh as në oborrin e shtëpisë tënde në qytet, jo më në sheshin e qytetit. Dhe ndërtesa prapa Teatrit të Operës ishte Pallat Kongresesh. Nëse duhet apo jo një Pallat tjetër Kongresesh, kur e kemi një të tillë, kjo të diskutohet. Por duke shfrytëzuar studiot televizive, Pallati i Kongreseve iu servir qytetarëve shqiptarë jo me një xhahil, se Artan Shkreli nuk është xhahil, por është ai që është dhe ka atë moral që ka, për garazh. Por unë, i bindur tërësisht se ai po thotë një të vërtetë, i pyes arkitektët për qëllimin e këtij garazhi”, ka deklaruar Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›