Shkodër, zvogëlohet harta e përmbytjes
23/04/2010 Situata drejt përmirësimit
SHKODER- Përmirësimi i motit dhe për rrjedhojë dhe ulja e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit ka sjellë zvogëlimin e hartës së sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës, ndërkohë që uji është tërhequr thuajse krejt nga dy lagjet periferike të qytetit. Sipas të dhënave të Shtabit të Emergjencave Civile të prefekturës së qarkut Shkodër, nga 1300 hektarë tokë të përmbytura që ishin një ditë më parë, gjatë ditës së sotme kanë qenë 110 hektarë, ndërkohë që uji vijon të tërhiqet nga ora në orë. Ndikim mjaft të mirë në largimin e ujit, po jep dhe lëvizja lirshëm e lumit Buna drejt daljes së tij në detin Adriatik. Sipas vëzhgimeve të ditës së sotme është konstatuar se ka tërheqje të konsiderueshme të ujërave nga lagjet periferike të Shkodrës, Ajasëm dhe Livadhe, nga hyrja e rrugës së Velipojës tek Harku i Bërdicës, nga komuna Dajç dhe komuna Ana e Malit. Shtabi i Emergjencave Civile të prefekturës së Shkodrës raporton 400 hektarë tokë të përmbytura në zonën e Anës së Malit, 150 ha në Dajç, ndërsa në komunë Bushat dhe Velipojë janë nën ujë rreth 600 ha tokë. Ndërsa specialistët hidrikë që kanë vëzhguar nga afër prurjet, shkarkimet dhe largimin e ujit kanë theksuar se ndonëse ka ende shkarkime, nuk ekziston rreziku i ripërtëritjes së përmbytjeve të mëdha të periudhës janar-shkurt të këtij viti.