Berisha: Gati, 5 mije leje legalizimi Denisa Xhoga
Perfundoi puna voluminoze e verifikimeve ne terren, shtepi me shtepi, nga Agjencia e Legalizimit e Qarkut te Tiranes. Jane dhe 5 mije objekte te tjera, qe pritet te marrin lejen e legalizimit javen e ardhshme. Megjithate, procesi nuk perfundon ketu. Ne vazhdimesi do te kete si dhenie te lejeve te legalizimit dhe kompensim te pronareve te ligjshem. Drejtori i Agjencise se Legalizimit per Tiranen, Agim Berisha, deklaroi dje, se nga pagesat per legalizimin e ndertimeve pa leje, do te mblidhet gjithe fondi i nevojshem per kompensimin e pronareve te ligjshem.
Verifikimi ne terren
Grupet e verifikimit ne terren, perfunduan se shkuari shtepi me shtepi, per te kryer matjet e nevojshme, qe cojne ne krijimin e dosjes per lejen e legalizimit. Per rrjedhoje, jane gati per miratim nga Keshilli i Ministrave, 5 mije ndertime te tjera, ne zonat informale te kryeqytetit. Megjithate, Drejtori i ALUIZNI-t te Tiranes, Agim Berisha, theksoi se ky proces, nuk mbyllet ketu. Grupet e verifikimit, shkuan ne zonat me te largeta nderurbane qe kryeqytetit, pasi ne keto shtepi, ata nuk kishin shkuar me pare, si ne Kombinat, ne kodren mbi varrezat Sharre, ne Dajt, etj. Ne ndonje rast, nuk ka pasur dhe rruge, nderkohe qe shtepi kishte si ne krye te kodres dhe pas saj. Grupet kane udhetuar me ore te tera per te shkuar dhe te shtepia me e fundit. Mund te thuhet se puna voluminoze perfundoi. “Nuk duhet keqkuptuar, qe kjo do te jete VKM-ja e fundit, sigurisht te tjera VKM do te kete, por ne i kishim vene objektiv vetes qe brenda ketij gjashtemujori te mbaronim pergatitjet e dosjeve per cdo ndertim”, shpjegoi Berisha.
Paralelisht kompensim dhe legalizim
Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave Informale per Qarkun e Tiranes, perfshine nje te treten e gjithe legalizimeve qe duhet te kryhen, rrjedhimisht ka edhe shume pronare qe do te kompensohen. Drejtori i ALUZN-it, Berisha, shpjegoi per gazeten “Koha Jone”, se do te kete te tjera leje legalizimi dhe paralelisht me ato do te kete dhe te tjere emra pronaresh te ligjshem qe do te kompensohen financiarisht. Ky proces do te vazhdoje paralelisht. Sipas Berishes, fondi qe do te grumbullohet nga legalizimet do te jete i mjaftueshem per kompensimin financiar te pronareve te ligjshem. “Pagesat jo vetem per taksat dhe tarifat, por dhe per parcelen ndertimore kane nisur te kryhen. Nga parashikimet e deri tanishme, i siguroj gjithe ish pronaret, se do ta marrin te gjithe vleren ne leke per kompensimin financiar. Duhet pasur parasysh, qe ish pronaret do te kompensohen ne cmimin e tregut per gjithe siperfaqen, ndersa per banesat informale, paguhet me nje vlere rreth 400 mije leke per 300 metra katror, brenda vijes se verdhe dhe pjesa tjeter me cmimin e tregut, ndersa per ato jashte vijes se verdhe deri ne 500 metra katror. Pjesa tjeter do te kompensohet me cmimin e tregut. Nderkohe qe deri ne 70 per qind e kesaj siperfaqe, mund te paguhet ne letra me vlere”, shpjegoi Berisha.
Te henen, hapen dyert per aplikimet per kompensim
Nga dita e hene, te gjithe pronaret e ligjshem qe kerkojne kompensim nga shteti per tokat e zena, mund te nisin aplikimin per te perfituar nga parate e buxhetit te shtetit. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, hap dyert per aplikimin me mundesine e kompensimit per pronaret e ligjshem. Behet fjale per 2000 pronare, qe do te perfitojne kompensim. Keta ish pronare, ju perkasin 345 objekteve qe po legalizohen. Emrat e tyre, jane miratuar me vendim te Keshillit te Ministrave. Ata kane nje muaj kohe per te bere kerkesen prane AKKP-se dhe me pas, do te nise dhenia e kompensimit. Bashke me plotesimin e formularit tip per kerkese, pronaret e ligjshem duhet te dorezojne, nje vertetim per numer llogarie dhe deshmine e trashegimise, si dhe do te paguajne nje tarife prej 2 mije lekesh te reja. Ministria e Financave, ende nuk ka percaktuar se sa per qind do te jete vlera e kestit te pare, por pritet te jete nga 10 deri 20 per qind. Vetem gjate kesaj jave u dha leja e legalizimit per 3600 objekte.