Shoqëria & Kultura | 09.07.2010

50 vjetë më parë simfonitë e tij ishin harruar, kurse sot ato janë më popullore se kurrë. Pse? Stefan Blunier i cili filloi këtë sezon një sikël të Gustav Mahlerit me simfoninë më monumentale të tij, me atë të tetën, të ashtuquajturën "Simfoni e një mijës", thotë: "Simpfonia e tetë është ngjarje, sepse me të mobilizohen masat, ajo shkon në kufijtë e volumit decibel dhe kjo është ajo që hipnotizon njeriun modern, që jep maksimumin edhe nëse nuk është mësuar me muzikën klasike, preket shumë nga orkestra 200 vetëshe dhe nga korri me 500 vetë."
Bildunterschrift: Film për Gustav Mahler
Çdo orkestër e madhe do të luajë këtë vit pjesë të Gustav Mahler-it. Edhe Stefan Blunier ka filluar një cikël të veprave të Mahler-it me orkestrën Bethoven të Bonit. "Unë mendoj se interesantja është pikërisht ngacmimi ekstrem, sepse nuk ekziston asnjë kompozitor kaq ekstrem sa Mahler, ai kërkon maksimumin si në lehtësi ashtu dhe në vështirësi, si në fortissimo ashtu edhe në piano. Luajtja e muzikës siç e kërkon ai, është gjithnjë me hapësirë të lirë. Nganjëherë mund të zhytesh krejtësisht në tingujt, por përpunimi i duhur i tyre kërkon shumë punë dhe kur muzikantët e ndjejnë se është duke punuar në drejtimin e gabuar, atëherë rritet ambicja edhe më shumë, dhe kur muzika arrihet atëherë ajo është shumë radikale."
Veprat simfonike te Mahler-it nuk e kanë patur të lehtë
Ato nuk u kuptuan aspak nga bashkëkohësit, kurse më vonë u vlerësuan si "të degjeneruara" dhe në peridhën moderne të pasluftës u zhvlerësuan si pompoze dhe të mbingarkuara. Në vitin 1071 filloi një renaissance e Mahlerit me një film. Luchino Visconti përdori për filmin e tij "Vdekje në Vendedik" Adagietto-n e Simfonisë së 5-të të Mahlerit duke shkaktuar kështu një boom të Mahlerit.
Bildunterschrift: Film për Gustav Mahler
Çfarë është kaq hipnotizuese në muzikën e tij?
"Mendoj se është e pakapshmja. Ata që kanë ndjeshmërinë, dallojnë në të një potencial të madh. Natyrisht, që është si balsam për shpirtin, tek Mahler ka shumë kiç, një fjalë që zviceranët nuk e përdorin me kuptimin negati si këtu në Gjermani, edhe në simpfoninë e gjashtë me ngadalësinë e saj, por edhe me arkaiken dhe dëshpëruesen, përshtatet me kohën tonë."
Simfonitë e Mahler-it kanë patur vendin e tyre të padiskutueshëm në jetën koncertore gjermane dhe do të jenë pjesë e punës së orkestrave edhe në të ardhmen. Pas 150 vjetorit të lindjes së kompozitorit, pason 100 vjetori i vdekjes.
Autor: Klaus Gehrke
Redaktoi: Aida Cama