E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi elektronik, Hana: Tani, pacientët mund të ndryshojnë mjekun

Pas përfundimit të regjistrimit elektonik, të gjithë pacientët do të kenë mundësinë të ndryshojnë ndjekjen nga mjeku i lagjes sipas nevojës apo dëshirës. Deri tani po të ndryshojë mjeke apo të zhvendosje kartelën nga një qytet në tjetrin ishte një proces i cili kërkonte kohë.
Sipas drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Elvana Hana nga hedhja e të dhënave në mënyrë elektronike në qendrat shëndetësore janë regjistruar deri tani 730 mijë persona.
Ndërkohë pranë mjekut të familjes në të gjithë vendin janë të regjistruar mbi 3.9 milionë njerëz të cilat kanë kartelë shëndetësore. Të gjitha kartelat tashmë do të jenë në një sistem database online.
Ky proces parashikon dy faza atë të regjistrimit të popullatës nga ana e mjekëve të familjes dhe më pas hedhjes të këtyre të dhënave në sistem online.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›