E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohet aktiviteti i katër subjekteve të tregtimit të ujit në Tiranë


Pezullohet aktiviteti i katër subjekteve të prodhimit, ambalazhimit e tregtimit të ujit në Tiranë. Inspektoriati ushqimor në Tiranë ka ushtruar kontrolle në të gjitha subjektet prodhuese dhe ambalazhuese të ujit në lidhje me normat e lejuara të ngarkesës bilaterale , higjenën e njësive të ambalazhimit dhe të personelit , si dhe me linjat e ambalazhimit dhe vetive fizioko kimike të ujit.
Gjatë këtij kontrolli është pëzulluar aktiviteti i Subjektit Altrade me ujë "Santa maria" , i subjektit AQ, me ujë "Shën Mëria" , dhe subjekti "Eta" me ujin "Selitë". Ndërkohë subjekti "Ris" me ujin "Tirana" është pezulluar përkohësisht deri në përmirësimin e disa kushteve. Në qarkun e Tiranës ushtrojnë aktivitetin 11 subjekte që prodhojnë , amballazhojnë dhe tregtojnë ujë. 7 nga këto subjekte janë plotësisht të mekanizuara dhe dy prej tyre janë të çertifikuara me çertifikatat e cilësisë dhe sigurisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›