Siguria në burgje, së shpejti kamera

Për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara në burgje një nga investimet e bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vendosja e skanerave në hyrje të institucionit të vuajtjes së dënimit si edhe meta detektorët, por gjithashtu edhe kamera. Por jo vetëm kaq, burime nga drejtoria e burgjeve bënë të ditur se veç mjeteve teknologjike do të ketë edhe kontrolle të vazhdueshme në qelitë e burgjeve nga gardianët. Kështu vetëm ditët e fundit në institucionet e vuajtjeve të dënimit janë kryer rreth 300 kontrolle në qelitë e të dënuarve për të siguruar që në dhomat e tyre nuk është futur ndonjë celular apo edhe lënëdë narkotike. Kështu kontrolle perveç familjarëve avokatëve që takojnë të afërmit dhe klientet e tyre, kontrolle të rrepta ushtrohen edhe ndaj gardianëve që qëndrojnë në regjimet e brendshme të burgjeve duke marrë shkas edhe nga arrestimet që janë kryer kur gardianët kanë futur mjete të pa lejuara në qeli. Ndërkohë që pritet që të vendosen në burgje edhe antena të cilat do të ndalojnë valët e celularëve duke bërë të mundur që ata të mos të funksionojnë në burgje. Por duket s siguria në burgje do të jetë një prioritet i drejtorisë së burgjeve pasi burgjet do ët monitorohen nga kamerat, dhe kjo do të implementohet në burgun e Durrësit. Në këtë sistem do të implementohet: akses kontroll, hapja e dyerve kryesore me karta; citofoni për çdo qeli e përqendruar në sallën operative; si dhe bashkëpunimi me radion digitale trank, i cili është në fazën e implementimit.