E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gati për zgjidhjen e problemeve bilaterale me opozitën


Mazhoranca është e gatshme të zgjidhë çdo problem bilateral me opozitën. Kështu ka deklaruar kreu i qeverisë, Sali Berisha pas takimit me delegacionin e KiE, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Kryeministri pohoi se në takimin me zyrtarët e KiE shprehu edhe një herë gatishmërinë e mazhorancës për zgjidhjen e çdo problemi bilateral me opozitën. Njëherësh ai falenderoi KiE për mbështetjen.
Ndër të tjera, kryeministri kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së finalizimin sa më të shpejt të përgjigjeve të pyetësorit të BE-së . Ai tha se javë pas jave do analizohen kapitujt deri sa të arrihet përgjigja e 2883 pyetjeve.

"Javë pas jave do analizohen kapitujt derisa të arrijnë në përgjigjen e 2883 pyetjeve të ndara në 35 kapituj.
Shpresoj që puna të ecë shumë mirë dhe ne ta finalizojmë këtë proces, më të rëndësishmin në historinë e raporteve me BE dhe t'ia dorëzojmë KE në një afat 15-20 javë pas përfundimit të plotësimit të pyetësorit , u shpreh ai.

Kryeministri pohoi se numri i specialistëve të angazhuar për përgjigjet është rritur."Nuk janë 410, por mbi 1000 specialiste të të gjitha fushave të angazhuar në këtë proces, po ashtu edhe ekpsertë të huaj të vendeve të tjera që asisojnë grupet e punës ", theksoi ai.

Lidhur me liberalizmin e vizave, kryeministri tha se për më shumë se 3 javë, por edhe gjatë kësaj jave një grup ekspertësh do miratojë plotësimin e kërkesave për heqjen e vizave. "Gjatë këtyre 2-3 javëve dhe këtë jave do ketë një numër të lartë të ekspertëve që do kontrollojnë të gjitha praktikat, kërkesat e udhërrëfyëesit për heqjen e vizave", shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›