E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Grup hetimor për zgjedhjet vetëm në zbatim të Kushtetutës

Mazhoranca është e gathshme të ngrejë një grup hetimor për zgjedhjet, i cili
i cili mund të funksionojë vetëm në zbatim të Kushtetutës, parimit të ndarjeve të pushteteve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo ka qenë deklarata e kryeparlamentares Topalli në takimin me delegacionin e KiE.

Në njoftim zyrtar të Kuvendit thuhet se kryetarja e Kuvendit vlerësoi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, jo vetëm si procesi më i mirë zgjedhor në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, por edhe si një gur i rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Ajo tha se, çdo përpjekje që cënon këtë arritje të madhe të Shqipërisë duhet konsideruar si përpjekje kundër interesave dhe aspiratave të popullit shqiptar. Si Kryetare e Kuvendit ajo garantoi se është e vendosur për të mbrojtur Kushtetutën, parlamentarizmin dhe shtetin ligjor. Sipas saj bojkoti si një mohim i demokracisë, është një praktikë e
dënueshme dhe si e tillë është konsideruar nga të gjithë dokumentat e institucioneve ndërkombëtare.

Kryetarja e Kuvendit informoi për përpjekjet e saj insitucionale për të komunikuar me çdo deputet të opozitës, duke i ftuar ata të respektojnë Kushtetutën dhe mandatin që i ka dhënë populli.

Kryetarja e Kuvendit bëri një ekspoze të zhvillimeve në Shqipëri, në mënyrë të veçantë pas rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Ajo vlerësoi miratimin e kësaj rezolute, rikonfirmoi vlerësimin për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, si edhe deklaratën më të fundit të bërë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Soares.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›