E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Gati të punojmë bashkë me PS, për Drejtësinë” Eva Gjura

Ne konferencen e Kryetareve te Gjykatave te Larta te Europes Qendrore dhe Lindore, kryeministri Berisha ka deklaruar, se do te ndermerren te gjitha hapat per nje sistem gjyqesor te pavarur. Duke vleresuar klimen e bashkepunimit me opoziten, Berisha tha qeveria do te krijohen kushtet me optimale per veprimtarine e ketij sistemi. "Ju siguroj, se qeveria ne klimen e krijuar te bashkepunimit me opoziten eshte e vendosur te ndermarre te gjitha reformat e nevojshme, te cilat te konsolidojne me tej pavaresine e gjykatave te vendit dhe te krijojne kushtet optimale per nje veprimtari kaq te rendesishme dhe jetike per nje vend te lire" eshte shprehur kryeministri Berisha. Kreu i qeverise ka vleresuar punen e bere nga Gjykata e larte e cila sipas tij eshte me pak e politizuara ne Shqiperi. "Shpreh nderimin dhe vleresimin me te madh per Gjykaten e Larte te ketij vendi dhe trupin gjykues ne teresi, i cili ne nje hark kohor te shkurter eshte shnderruar nga njeri prej gjykatave, trupave gjykuese me te politizuara te planetit ne nje gjykate qe i permbahen ligjit, te drejtes dhe ne vleresimin tim nder me pak te politizuarit", tha kryeministri. Me tej Berisha ka nenvizuar faktin se nder te gjitha vendet ish- komuniste gjykatesit e Shqiperise e kane pasur rrugen me te veshtire, per shkak te nje kompleksi faktoresh me ndikim te fuqishem, por ata sipas Berishes, me nje vullnet te hekurt, me pergjegjesi te larte kane bere, qe sot vendi te kete nje sistem drejtesie te respektua, te depolitizuar, te pergjegjshem. Duke dhene disa statistika ne vleresim te punes se bere nga sistemi gjyqesor, Berisha u shpreh se "ne vitin 2005 popullata e burgjeve te Shqiperise perbehej gjithsej nga 1800 te burgosur ,sot ajo numeron rreth 5 mije dhe me vendimet tuaja ju e keni bere shume te sigurt dhe me te lire shoqerine shqiptare". Sipas kryeministrit nje shoqeri e lire bazohet para se gjithash dhe mbi te gjitha ne lirine dhe paqen. "Liria dhe paqja kane per garant kryesor nje sistem drejtesie te konsoliduar dhe me te drejte thuhet se, paqja nuk ka te kundert luften, te kundert ka mungesen e drejtesise. Theksova kete moment sesa i rendesishem eshte per paqen e brendshme te individit, te familjes, shoqerise vendimi i drejte i gjykatave, por eshte po kaq i rendesishem per zhvillimin e vendit. Nuk mund te kete shtet ligjor pa vendimet tuaja te drejta dhe zbatimin e tyre" u shpreh Berisha. Gjithashtu kryeministri ka vleresuar si nje hap mjaft pozitiv inaugurimin e sistemin on line ne drejtesi ku ju ben te mundur qytetareve te depozitojne ankesat e tyre dhe te ngrene problematikat qe hasin ne sistemin e drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›