Blendi Fevziu, te pathenat e Rames ne "Opinion"
INTERVISTA/ Gazetari Blendi Fevziu flet per tre oret e intervistes me kryetarin e PS, pese vjet pas bojkotit qe z.Rama i kishte bere studios se tij. Ne intervisten per "Koha Jone", duke iu referuar qendrimeve te ndryshme te politikaneve, z.Fevziu vlereson se aspekti moral ka kohe qe eshte i cenuar ne Shqiper. Ai pohon se nNe nje fare mase kjo eshte normale ne cdo vend te botes, por shton se ketu ne Shqiperi, kjo eshte fare e pajustifikuar
Intervistoi: Edison Kurani
Kryetari i PS vertet nuk kishte ardhur rreth pese vjet ne studion tuaj, por ka qene i pranishem disa here me intervista ne Tv Klan? Lind pyetja cfare e pengonte z.Rama te vinte ne "Opinion" perderisa ku rregullisht e keni ftuar?
Ky eshte nje problem qe i takon zotit Rama. Ishte ai qe vendosi te mos vinte ne TV Klan ne fillim te vitit 2007 dhe ishte Rama qe vendosi te vinte ne Opinion te enjten qe shkoi. Une nuk mund te lexoj mendimet e tij dhe sa here ka qelluar ta pyes keto kohe, nuk eshte se kam marre ndonje pergjigje konkrete prej tij. Po kjo s'besoj se ka me tani kaq shume rendesi. Ka qene nje "problem" qe nuk eshte me problem...
Ne keto pese vjet, si kane qene raportet tuaja me z.Rama, sepse ne radhet e medias dihet qe komunikimi juaj nuk ka qene i bllokuar...
Ka qene korrekt. Jo shume intensiv, i tensionuar here here, i vagullt per te mos thene inekzistent ne kohe te tjera, intensiv aty ketu. Nje raport qe nje gazetar e ka me shume njerez te politikes. Shkembime sms, telefonata, ndonje kafe apo ndonje dreke. Kaq.
Bojkoti pesevjecar i "Opinion"-it nga z.Rama kujt i shkaktoi me shume dem?
Une kam bindje qe nga bojkoti qe nje politikan i ben nje televizioni gjithnje humb me shume politikani. Natyrisht, edhe Tv ka problemin e tij ne kete mes.
Te ftuarit, jo gjithmone u pergjigjen pyetjeve. Shpesh te duket sikur zbatohet "formula" "Ti bej pyetjen tende, une jap pergjigjen time". Besoni dhe ju se eshte nje "formule"?
Kjo nuk ndodh vetem ne Shqiperi, kjo ndodh ne gjithe boten. Por nga ana tjeter tek ne eshte me problematike. Kjo eshte gjeja qe e lodh me shume nje gazetar dhe gjeja qe jo rralle te nervozon. Duhet ditur gjithnje te kapercehet, edhe pse jo ne te gjitha intervistat ia arrin...
Dhe tek intervista me z.Rama, ne disa pyetje nuk u mor kurre pergjigje, edhe kur kembengulet: A do te dorehiqeshit nese humbni zgjedhjet? Si e lexoni kete fakt?
Nuk besoj se Rama terhiqet edhe po i humbi zgjedhjet. Kjo eshte bindja ime. Pastaj mendoj se Rama nuk donte te linte asnje deklarate qe mund t'i perdorej me vone, pra qe mund t'i vendosej si insert, ashtu sic bera une me deklarata te tjera.
Dikur edhe z.Berisha nuk i pergjigjej kesaj pyetjeje, por si kryeminister gjendet mese i gatshem? Pse ndodh kjo sipas jush?
Sepse Berisha duket me i vendosur dhe me gjase e ka marre kete vendim. Rama ende.
Thuajse ne cdo interviste tuajen, ilustroni me inserte ku citohen deklarata te meparshme te te ftuarit. Shpesh si ne rastin e fundit me z.Rama, rezulton se qendrimet jane kryekeput te ndryshme. Per qytetaret kjo nuk "hahet", kurse politikanet, e kalojne me pak fjale. Sa morale eshte kjo?
Aspekti moral ka kohe qe eshte i cenuar ne Shqiperi dhe kjo s'eshte nje gje qe ndodh sot. Nuk di te them me shume per kete gje, por nese hyn ne arkivin televiziv, mund te gjesh sa te duash deklarata te njerit kunder tjetrit, sic mund te gjesh edhe periudha dashurie mes tyre. Ne nje fare mase kjo eshte normale ne cdo vend te botes, por ketu eshte fare e pajustifikuar.
Shume njerez jane kurioze se cilat ishin reagimet qe ju moret pas emisionit, meqe celularin personal gjate emisionit e mbajtet mbyllur...
Sepse ne intervista balle per balle, sy me sy, ti nuk ke mundesi te shohesh celularin apo te lexosh sms. Nuk mund te humbasesh asnje sekonde vemendjen dhe duhet te degjosh tjetrin. Per kete arsye e mbylla dhe lashe vetem versionin e kronografit per te kontrolluar kohen qe pergjigjej Rama. Ne pushim pashe vetem sa sms dhe mesazhe te tjera kishin ardhur dhe vetem naten vone dhe mengjesin tjeter arrita t'i lexoj dhe te kuptoj perceptimin e tyre. Nderkohe ato ne Facebook jane publike dhe mund t'i lexoje kushdo.
Ndonese nuk jeni vetem moderator dhe opinionist, por mbi te gjitha gazetar dhe shkrimtar, ju nuk u zgjatet ne interviste, me analiza sic shpesh bejne opinioniste te tjere. Jeni kunder kesaj praktike, apo nen ethet e "nxjerrjes se lajmit"?
Mendoj gjithnje qe pyetja duhet te behet direkt dhe e shkurter. Qe tjetri t'i pergjigjet po keshtu.
Megjithate z.Rama dhe politikaneve te tjere ju i dhate nje mesazh kuptimplote: Kujdes kur flisni sepse deklaratat filmohen. Sa mendoni se jane koshiente?
Besoj se tani e dine mire kete gje, por nuk cajne fare koke sepse kjo s'u ka dhene ndonje fare kostoje.
Edhe pse tre ore, me siguri ndonje pyetje e planifikuar nuk u be. Ke mund te veconi?
Pati disa pyetje qe s'u bene, por asnje thelbesore. Une kisha pergatitur me shume pyetje per te qene ne rregull me gjithcka, edhe nese Rama do te pergjigjej shkurt, per shembull, kisha pyetje per "21 Janarin", per bojkotin e Parlamentit apo per ndryshimin e filozofise se tij politike. Por keto gjithsesi jane gjera per te cilat ai ka folur gjate dhe per shume here.
Shpesh me te ftuarit, nje kafe pas emisionit eshte kthyer ne tradite. A u ruajt kete radhe me z.Rama?
Po, po. Qendruam ende per nje kohe te gjate ne kafen ne oborrin e Klanit, por me shume si nje rutine.
Cdo fundvit ne Tv Klan transmetohen paskuintat e "Opinion". Duhet te presim surpriza sa i perket bisedes me z.Rama apo mund te na shuani kuriozitetin qe tani?
Sinqerisht qe nuk i kam pare ende keto gjera. Me gjase do te kete plot interesante, por deri tani s'e di.
Kur do ta keni serish Edi Ramen ne studio?
Kjo varet nga zhvillimet.
A po punoni per nje perballje Berisha-Rama ne prag te zgjedhjeve?
Jo, tani per tani nuk ka asnje bisede lidhur me kete.