E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Gjakova, kështjella e pamposhtur e shpirtit kombëtar

12-10-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së patriotit Ali Ibra, në qytetin e Gjakovës. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka vlerësuar lart kontributin e këtij qyteti në historinë e kombit shqiptar si dhe figurën e patriotit të madh Ali Ibra. “Dua të përulem me nderim të madh dhe të falenderoj me mirënjohje kryetarin e komunës së Gjakovës për ftesën dhe nderin që më bëri dhe të shpreh kënaqësinë që sot nderojmë njërin prej burrave, njërin nga komandët legjendarë, Ali Ibrën. Ndaj dhe shpreh nderimin për të burrë të madh i cili me udhëheqësit e tjerë u mblodhën në Prizren në një vendim për t’i dalë zot kombit dhe trojeve shqiptare. Sot ne nderojmë burrin që në krye të lidhjes së Prizrenit do t’i kundërvihej të gjitha fuqive të botës që synonin të coptonin shqiptarët. Përulem me nderimin më të madh para këtij qyteti që qëndroi si kështjellë e pamposhtur e shpriti tonë kombëtar”- tha Berisha
Kryeministri Berisha do të vizitojë gjithashtu qytetin e Deçanit ku do të nderojë kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, do të bëjë një vizite në familjen Haradinaj, si dhe do të vendosë buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.
Në një ceremoni të veçantë, Kryeministri Berisha do nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaçi.
Më pas, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi do të vazhdojnë në fshatin Isniq të Deçanit, ku do të jenë të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Isa Boletini.
Në këto vizita, Kryeministri Berisha do t`i drejtohet me një fjalë qytetarëve të Deçanit, ku do të shprehë ndjenjën e krenarisë dhe përuljes, në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, para kontributit të shquar dhe sakrificave të të gjithë patriotëve shqiptarë, kudo, në ngjarjen më të madhe të historisë moderne shqiptare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›