E Diel, 1 Nëntor 2026

Europarlamentarët Kukan dhe Chountis: “Të miratohen shpejt 3 reformat e mbetura”

11-10-2012 / Gazeta 55

Kreu i delegacionit të Parlamenti Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan e vlerësoi të drejtë dhe një mesazh pozitiv për Shqipërinë progres-raportin e publikuar nga Komisioni Europian. Në mënyrë që Shqipëria të marr sa më parë statusin ai vlerëson se duhet përmbushen tre kushtet e vendosura, pra duhet të shënohen rezultate. “Statusi i vendit është përmendur në raport, por vendi do ta marrë atë vetëm pasi të ketë plotësuar tre kritere të tjera, mjaft serioze pasi komisioni deklaroi se është gati që të propozojë statusin këshillit, sapo të plotësohen këto kritere. Mendoj se ky është një lajm I mirë për Shqipërinë dhe vlerëson faktin se ka një situatë të re në vend, është një mesazh pozitiv. Por ne duam tre rezultate konkrete, siç themi gjithnjë rezultate, rezultate, rezultate. Mendoj se ishte një raport i drejtë për Shqipërinë”, tha Eduard Kukan, kreu i delegacionit të PE për Evropën juglindore. Në të njëjtën linjë qëndrimi, ishte raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Europian, Nikolas Chountis. Sipas tij, progres-raporti do të jetë një shtysë për Shqipërinë  që të plotësoj  kritereve deri në dhjetor. “Unë jam dakord me propozimin e komisionit për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, në mënyrë që të kemi një shtysë të re për reformat e reja, për stabilitetin dhe përfitimin e të gjithë qytetarëve shqiptar.  Ne do të flasim sërish kur brenda komisionit, me raportin tonë, do të diskutojmë të njëjtat çështje dhe propozime. Mendoj se do të përfundojë procesi me një lajm të mirë për Shqipërinë, nga këshilli në dhjetor”, tha Nikolas Chountis raportues për Shqipërinë. Dy përfaqësuesit e Parlamentit Europian u shprehën pak minuta pas publikimit të progres-raportit për Shqipërinë, nga komisioneri për zgjerimin, Shtefan Fyle. Komisioni rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, me kusht plotësimin e reformave të mbetura.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›