E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e ardhshme dhe pozicioni i LSI-se ne Konventen Zgjedhore

Lëvizja Socialiste për Integrim do të luajë një rol aktiv në procesin për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Kështu ka deklaruar nënkryetari i kësaj force politike Petrit Vasili, i cili nënvizoi se do të respektohet procesi kushtetues.
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, zoti Vasili deklaron se do të jenë strukturat partiake, të cilat do të vendosin nëse LSI do të bëhet pjesë e ndonjë koalicioni politik, ose do të dalë e vetme në këtë garë elektorale.
Gjatë muajve të fundit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka zhvilluar tre takime me kryesocialistin Edi Rama. Për Vasilin, këto takime nuk duhet të shihen si afrim mes dy partive, por si emancipim i politikës shqiptare.
Lëvizja Socialiste për Integrim aktualisht gjendet në një periudhë përgatitjesh për zgjedhjet e ardhshme politike, detajet e të cilës do të finalizohen në Koventën e saj Zgjedhore të muajit tetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›