E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Integrimit miraton me unanimitet dy projektligje

Komisioni parlamentar i Integrimit Europian është përfshirë nga debatet, gjatë shqyrtimit të dy nismave ligjore, të cilat sillnin ndryshime në ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, dhe të ligjit “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.

Debati ishte pasojë e qëndrimit, që deputetët socialistë mbajtën gjatë diskutimeve të tyre mbi ndryshimet teknike të ligjit, duke përdorur një terminologji politike dhe elektorale. Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, konsideroi deklaratat e kolegëve të saj opozitarë, si të papranueshme.

Pas diskutimeve, komisionerët miratuan në unanimitet projektligjet e propozuara nga qeveria. Këto ndryshime synojnë të saktësojnë detyrimet konkrete, përgjegjësitë, mjetet dhe procedurat ligjore për zbatimin e tyre në praktikë, si dhe sanksionet për shkelje të caktuara, duke shmangur referimet e tepërta dhe duke i bërë të dy ligjet më të plotë, më efektivë dhe më të saktë nga pikëpamja e teknikës legjislative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›