E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti detar, Panariti: Me Greqinë po bëjmë diskutime teknike

Ministri i jashtëm Edmond Panariti raporton në Komisionin për Politikën e Jashtme për paktin detar me Greqinë si dhe me detyrat e përgjegjësitë e qeverisë Shqiptare gjatë kryesimit të Presidencës së Këshillit të Europës.
 

Gjatë raportimit, ministri Panariti theksoi se shteti shqiptar e ka njohur shtetin grek me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për paktin detar dhe sipas tij ky vendim e bën nul marrëveshjen e arritur më herët.

“Nuk ka negociata me Greqinë,por vetëm trajtesë teknike brenda Ministrisë së Jashtme. Është ngritur grup pune brenda MPJ për të shqyrtuar zgjidhjet e mundshme” tha ai.

Ndërsa në fjalën e tij, kreu i PBDNJ-ish Vangjel Dule theksoi se paktim me Greqinë do të sjellë dy rreziqe për demokracinë. Sipas tij akti po kthehet në histori tradhëtarësh dhe heronjsh. “Politika e Jashtme shqiptare është në funksion të interesave politike për fushatën elektorale” shtoi Dule.
 

Më herët komisioni i jashtëm refuzoi kërkesën e PS-së që ministri Panariti të raportojë në fillim për paktin me greqinë dhe më pas për detyrat dhe përgjegjësitë që ka presidenca shqiptare e Këshillit të Europës.

Deputetja e PS-së Arta dade theksoi se marrëveshja detare me Greqinë ka më shumë interes për publikun ndërsa e ka cilësuar raportimin e ministrit për presidencën e KiE-së si të vonuar.
 

Për këtë të fundit ministri Panariti theksoi se prioritet i presidencës shqiptare të KiE ështëreforma për forcimin e demokracisë në nivel kombëtar dhe rajonal. Gjithashtu sipas tij prioritet mbetet vazhdimi i reformës për Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut.

Ndërkohë më herët opozita ka akuzuar qeverinë se ka rinisur negociata me shtetin grek për marrëveshjen e ujërave detare me Greqinë në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›