Berisha: Gjithcka per punesimin e te rinjve
Ne nje takim madheshtor mes mijera te rinjve te pranishem ne Pallatin e Kongreseve, Partia Demokratike ka prezantuar programin e rinise per 4 vitet e ardhshme. Ne konventen e PD-se kane marre pjese drejtuesit me te larte te partise, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreu i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, ish-kreu i PD-se, Eduard Selami si dhe ministra dhe deputete. Te rinjte i kane rezervuar nje pritje te vecante kryeministrit Sali Berisha. Ne momentin qe ai ka hyre ne Pallatin e Kongreseve, per me shume se 10 minuta salla e mbushur me te rinj ka brohoritur nga entuziazmi dhe thirrjet per PD dhe kreun e qeverise. Ne fjalen e tij, kryeministri nuk eshte marre me kundershtarin, por ka folur vetem per projektin politik te PD-se per rinine. Punesimi dhe arsimi kane qene temat kryesore, ku kryeministri eshte ndaluar me shume. “Papunesia e te rinjve eshte brenga jone shpirterore, eshte zotimi yne, eshte perkushtimi yne dhe kater vitet qe vijne do te jene vitet e punesimit me te madh te te rinjve ne historine e vendit”, u shpreh Berisha. Kryeministri tha se edhe pse nuk ka moshen e te rinjve, ndjehet i frymezuar nga energjia dhe enderrat e tyre. “Une nuk kam moshen tuaj ne vite, por jemi bashkemoshatare ne liri. Mosha jone e lirise eshte e njejte. Ajo eshte mosha qe ju me guximin, me trimerine, me vizionin tuaj ia dhuruat cdo shqiptari, ma dhuruat mua, ia dhuruat shqiptareve kudo qe jane”, tha ai. Ne fjalen e tij para te rinjve, Berisha ka dhene dhe nje mesazh te vecante per te rinjte, duke mos u dhene mendim per bindjet politike, por per me shume dashuri ndaj vendit. “Sot nuk kam asnje keshille per t’ju dhene, se ju jeni te mencur. Sic e dini, une ne fushata marr gjithnje keshilla, mendime dhe opinione. Une kam nje kerkese per t’ju bere edhe kete ua bej i frymezuar nga ju: ta doni gjithnje e me shume Shqiperine!”, u shpreh ai. Duke shprehur besimin ne voten e te rinjve, Berisha tha se fitorja e zgjedhjeve ne 23 qershor do te jete e madhe. “ Ne se bashku do te shkojme drejt fitores se shkelqyer, fitores se 23 qershorit, fitores ne te cilen ne do te rikthejme edhe njehere uraganin e vitit 1992, fitores qe do te shnderrojme Shqiperine ne vend te zhvilluar, ne vend te punesimit masiv te qytetareve, ne vend te mireqenies, ne vend te teknologjise me te larte”, u shpreh kreu i qeverise.
Topalli: Rama di vetem te bllokoj integrimin
Kryetarja Kuvendit, Jozefina Topalli ka akuzuar kryetarin e PS-se, Edi Rama per bllokimin qe i beri integrimit te vendit dhe reformave ekonomike. Ne fjalen e saj, ne Konventen e PD-se per rinine, Topalli u shpreh se opozita e drejtuar nga Rama ka qene me bllokuesja ne 22 vite demokraci. “Personi i vetem por te cilin shqetesohet, Edi Rama eshte vetja dhe puna e tij. Rama tha jo thjesht ka votuar kunder cdo ligji dhe reforme dhe buxhetit, por ne pergjithesi sulmon, arsimin, te rinjte e pedagoget”, tha Topalli. Kryeparlamentarja u shpreh se idete e kreut te PS-se kane mbajtur peng rinine shqiptare dhe arsimin. “Rama nuk ka nguruar te sulmoje gjithe sistemin arsimor, deri dje, te drejten e arsimit mund te merrje jo vetem se ishe me i zoti, por pasi partia e Edi Rames vendoste nese je i denje per te vijuar shkollen e larte. Ne nuk do i kthehemi ketyre ideve te deshtuara qe mbajten peng rinine shqiptare ne ecim para”, u shpreh Topalli. Kryeparlamentrja u shpreh se PD-ja eshte forca politike qe gjate 8 viteve ndryshoi sistemin arsimor dhe u dha me shume mundesi te rinjve per te ndjekur deget qe preferojne dhe ku jane te afte. “Une e di se me 23 qershor, ju qe jeni kaq shume dhe besoni tek Evropa dhe Shqiperia e zhvilluar do votoni per ndryshimin se ju jeni ndryshimi”, u shpreh Topalli.
Basha: Alternativa jone zhvillimi i vendit
Ne Konventen e PD-se per programin per rinine ka marre pjese dhe kryetari i Bashkise Tirane, Lulzim Basha. Kryebashkiaku Basha u shpreh se Partia Demokratike ka si prioritet rinine qe nga themelimi i saj. Ai u shpreh se rinia ka qene ajo qe solli ndryshimin e sistemit dhe realizimin e reformave me te medha ne vend. “Ne kemi zgjedhur te rinjte si prioriteti numer nje i Partise Demokratike, kemi zgjedhur ti japim mundesi te rinjve. Ne ju zgjodhem ju te paret refuzuam konfliktin politik”, tha Basha. Ai u ndal ne pervojen e tij ne fushaten elektorale ne Tirane, duke u shprehur se PD-ja nuk ka qene e frymezuar asnje here nga konflikti dhe bllokimi. “Ish-kryetari beri zgjedhjen e tij qe shpreson se ju nuk do e mbani mend, por kujtesa nuk na ka lene. Punet e bera mbeten, dhe jo fjalet. Ju e dini qendrim e PD dhe Sali Berishes, dini se cfare kemi bere per rinine dhe kemi shume per te bere”, tha Basha. Ne fund, Basha ju drejtua me nje apel te rinjve: “Ju bej thirrje zgjidhni PD dhe Sali Berishen, ndryshimi eshte per ju”, u shpreh kreu i Bashkise se Tirane, Lulzim Basha.