Llalla: Keto dite publikojme dosje hetimi per korrupsion Intervistoi: Arben Xhixho
Prokurori i Pergjithshem i Shqiperise Adriatik Llalla ndodhet keto dite ne Shtetet e Bashkuara per nje vizite pune, gjate se ciles eshte takuar me zyrtare te larte te amerikane te rendit e te ligjit. ne intervisten dhene Zerit te Amerikes z.Llalla tha se ne ditet ne vijim do te behen prezente raste hetimi per afera korruptive
Kjo eshte vizita juaj e pare ne Shtetet e Bashkuara qe pas marrjes se postit te Prokurorit te Pergjithshem ne Shqiperi. Shtetet e Bashkuara kane qene gjithmone prane prokurorise shqiptare, e kane ndihmuar ate sa here ajo ka pasur nevoje. Cili ishte synimi i kesaj vizite?
Gjate kesaj vizite une kam gjetur mbeshtetjen e plote te qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per prokurorine shqiptare dhe per Shqiperine, ne pergjithesi per forcimin e shtetit ligjor ne Shqiperi, per luften kunder krimit dhe korrupsionit. Dhe nga ana tjeter ofrova mbeshtetjen e plote qe qeveria shqiptare ofron ne punen e saj kunder ketyre fenomeneve jo-ligjore.
Nje nga problemet me shqetesuese ne Shqiperi ka qene problemi i korrupsionit, nje problem i vjeter. Ne raportin e fundit te Departamentit te Shtetit flitet per nje korrupsion te shtrire ne te gjitha nivelet e qeverisjes. A mendoni se perpjekjet per te luftuar korrupsionin ne Shqiperi kane deshtuar ose jane ne prag te deshtimit? Pra, perse nuk po luftohet dot korrupsioni? Pse eshte kaq e veshtire lufta kunder tij?
Korrupsioni eshte nje problem i vjeter i shoqerise shqiptare. Nisur nga pozita qe kam patur ne pozicionin e meparshem, por edhe ne drejtim te prokurorise shqiptare tashme, konstatoj se ky eshte nje fenomen qe duhet luftuar me te gjitha mekanizmat ligjore qe shteti ka ne dispozicion. Prandaj, une kam synuar qe prokuroria shqiptare te forcoje luften e saj kunder ketij fenomeni. Se pari, duhet rivitalizuar ky institucion si dhe duke forcuar bashkepunimin me institucionet e tjera te zbatimit te ligjit.
A mendoni se prokuroria sot eshte ne lartesine e detyres se saj ne luften kunder korrupsionit? Pak degjohet prokuroria ne mjedisin e Shqiperise qe te jete ne krye te kesaj lufte.
Prokuroria shqiptare vijon qe te jete ne krye te ketij organizimi te gjithe institucioneve tjera te pavarura ne luften kunder korrupsionit. Fakti qe dilet apo jo ne shtyp dhe media, kjo nuk do te thote qe prokuroria do te dale, do te proklamoje veprimtarine e saj pa fakte dhe pa prova. Ne do te dalim ne te gjitha ato raste ku konstatojme veprime joligjore, ku konstatojme rastet e kundraligjshme qe dergohen ne gjykim vetem ne baze te provave dhe te fakteve. Raste te tilla kemi derguar mjaft gjate kesaj periudhe. Mjaft raste tjera jane ende ne proces hetimi qe besoj rezultatet e tyre do te behen prezente edhe ne ditet ne vijim.
Le te ndalemi ne nje rast konkret. Keto dite te fundit ne shtypin shqiptar eshte perfolur rasti i anetari te Gjykates se Larte i cili u dekretua tashme per ne Gjykaten Kushtetuese. Per zotin Fatos Lula e kam fjalen, i cili sipas agjencise qe ju e keni drejtuar me perpara, Inspektorati i Kontrollit te Pasurive, ka deklaruar shuma te medha fondesh qe i jane dhene atij ne forme dhurate nga familjaret e tij. A ka sot nje kerkese nga Inspektorati ose nga prokuroria? A kane filluar hetime per kete rast?
Rasti i zotit Lulo, sic u be prezent edhe gjate kohes qe une drejtoja Inspektoratin e Larte, ishte nje nder rastet qe kishte nevoje per hetime lidhur me personat e lidhur me zyrtaret. Ky ishte nje nder rastet qe u be shkak qe Inspektorati i Larte te kerkonte mendimin e ligjit per Inspektoratin e Larte per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, nisme ligjore e cila gjeti mbeshtetjen e plote te gjithe faktorit politik shqiptar dhe tashme Inspektorati i Larte i ka te gjitha mundesite te hetoje kete rast. Besoj se nese ky Inspektorat do te referoje rastin ne prokurori, prokuroria menjehere do t’i filloje hetimet.
Pra nese ju kuptova drejt, rasti nuk eshte referuar ne prokurori.
Nuk eshte referuar ne prokurori.
Nderkohe ne kohen qe ju ishit drejtor i Inspektoratit, ju atehere keni fajesuar prokurorine qe nuk ka vepruar mbi disa dosje qe ju i keni derguar ne prokurori. Cili eshte fati i ketyre dosjeve sot? A jane ato te mbyllura tashme apo ju mund t’i rihapni perseri apo i keni hapur ndoshta?
Nje pjese e ketyre dosjeve jane rihapur dhe jane ne proces hetimi. Nje pjese tjeter, shume prej te dyshuarve si autore te veprave penale kane ankuar rastin ne gjykate dhe rastet jane mbyllur me vendime gjyqesore perkatese. Pra ne varesi te rasteve, disa raste jane ne proces hetimi, disa te tjera vijojne te jene te mbyllura.
A mund te jepni emra te atyre qe jane ne proces?
Ende nuk mund te jepen emra per raste konkrete per arsye se hetimet vazhdojne.
Nje rast tjeter qe ka te beje po me kete, kohet e fundit ne Shqiperi, bashkia e Tiranes ka kerkuar fillimin e hetimeve per nje ndertese ne pronesi te familjareve te zonjes Linda Rama, bashkeshortja e kryetarit te Partise Socialiste. A ka vendosur prokuroria t’i filloje hetimet per kete rast ose ne cfare faze ndodhet ky proces?
Prej disa muajsh nga Bashkia e Tiranes eshte kallezuar ky rast ne prokurorine e Tiranes. Jane bere verifikimet paraprake dhe ky rast vijon te jete ne proces te hetimit.
Pra kane filluar hetimet?
Kane filluar hetimet.
Dy nga rastet me te medha qe jane permendur ne Shqiperi vitet e fundit qe kane te bejne me prokurorine dhe sistemin e drejtesise ne Shqiperi jane ceshtjet e 21 janarit dhe te Gerdecit. Ju e apeluat vendimin e gjykates se Shkalles se Pare per 21 janarin dhe e keni cuar ate ne Apel. Por ne Apel akuza qe ju keni paraqitur eshte pak a shume e njejte me ate ne Shkallen e Pare ku ju i cilesoni vrasjet me dashje, nje akuze qe u rrezua nga kjo gjykate. Perse eshte shkuar me te njejten akuze?
Institucioni yne mendon se akuzat ne ngarkim te te pandehurve jane ato per te cilat ata jane te akuzuar dhe vijon t’i qendroje ketij mendimi. Per kete arsye eshte bere ankimi perkates ne Gjykaten e Apelit. Jemi ne pritje te vendimit gjyqesor lidhur me kete rast. Ne kemi bindjen se akuzat ne ngarkim te te pandehurve qendrojne ato qe jane ngritur.
Ne qofte se do te ndalemi per nje moment perseri tek 21 Janari, ne dosjen tuaj te ankimimit permendej rasti i nje eksperti ligjor per te cilin ju thoni se kishte manipuluar provat. Perse nuk ishte hapur ceshtje hetimore ndaj ketij personi qe ne fillim?
Une kam urdheruar hapjen e hetimeve per rastin te cilit ju i referoheni si dhe per mjaft raste te mjekeve te tjere ligjore per te cilet ka dyshime se abuzojne me detyren e tyre. Pra edhe rasti konkret perfshihet ne keto hetime. Une kam vetem disa muaj ne drejtim te prokurorise shqiptare dhe vijojne te jene ne proces hetimi raste te filluara rishtazi, qe kane nevoje per kohen e tyre te perfundimit te hetimeve.
Po per ceshtjen e Gerdecit a ka prokuroria ne duar hetime te reja ose rihapje dosjesh?
Per ceshtjen e Gerdecit nuk ka hetime te reja. Ne i qendrojme ankimimit tone te cilin e kemi paraqitur dhe qe ndodhet ne Gjykaten e Larte. Mirepritet vendimi gjyqesor, per te gjykuar me pas se si do te veprojme.
Ne nje interviste para disa javesh me z. Fatmir Mediu, kur e pyeta nese ai e konsideronte te mbyllur ceshtjen e Gerdecit, ai me tha “Bejani pyetjen prokurorise”. Pra tani jua bej ju kete pyetje. Ceshtja e tij u mbyll per arsye te imunitetit qe kishte. Ligji tashme ka ndryshuar. Mediu tani nuk ka imunitet. Familjaret kane kerkuar rihapjen e kesaj ceshtjeje. A ka ndonje qendrim prokuroria?
Nese do te kete rrethana te reja, prokuroria pa diskutim qe do te filloje hetimet. Familjaret e viktimave nuk kane paraqitur te dhena te reja apo te ndryshme nga ato qe jane paraqitur ne momentin e pare dhe qe jane hetuar nga prokuroria. Nese do te kete dyshime per vepra te tjera penale ose prova te tjera, pa diskutim qe prokuroria do te filloje hetimet, jo vetem per kete rast, por per cdo rast dhe ndaj cdo personi te dyshuar.
Ne teresine e rasteve qe trajton prokuroria, shumica e rasteve madhore kane te bejne me korrupsion apo me krim te organizuar?
Me se shumti eshte i perhapur fenomeni i korrupsionit. Jo se problemi i krimit te organizuar nuk eshte shqetesues per shoqerine shqiptare, por fenomeni i korrupsionit eshte nje nder problemet me shqetesuese qe ne hasim perdite. Kjo ishte nje nder problemet me shqetesuese qe u diskutuan edhe ne takimin qe pata ketu ne Departamentin e Drejtesise, per te cilen gjetem mbeshtetjen e tyre te plote per te ofruar asistencen e tyre per strukturat perkatese ne prokurorine shqiptare dhe ne institucione te tjera te zbatimit te ligjit.
Nese flasim perseri per korrupsionin si ceshtje kryesore, brenda ketij problemi cilat fenomene spikasin? Cila eshte forma e korrupsionit qe dominon ne ceshtjet qe ju trajtoni?
Korrupsioni ne administraten publike eshte i perhapur pothuajse ne te gjithe ate sektor ku zyrtare te ndryshem kane mundesine e vendimmarrjes, si ne gjyqesor ashtu dhe ne prokurori, tatime, dogana, etj. Kjo sjell domosdoshmerine qe institucionet shqiptare te bashkepunojne mes tyre ne drejtimin e organizimit te prokurorise per te forcuar luften ndaj ketij fenomeni. Se pari, une mendoj se duhet filluar me amendimin e ligjeve perkatese, duke filluar nga ligji i prokurorise i cili duhet te sanksionoje detyrimet perkatese per prokuroret apo dhe per gjyqtaret, per te qendruar ne nje periudhe te caktuar te mandatit te tyre ne nje territor te caktuar. Kjo per shkak te faktit se ata familjarizohen me ambientin dhe behen pjese e veprimeve korruptive te atij rrethi te caktuar ku ushtrojne veprimtarine e tyre. Ne mjaft takime qe patem me anetare te Departamentit Amerikan te Drejtesise ata u shprehen qarte qe ketu, pra ne nje shtet te madh, nje punonjes i sistemit te drejtesise nuk mund te qendroje ne nje zone te caktuar per nje periudhe me te gjate se tre vjet duke ushtruar mandatin. Ne vendin tone, te rrish ne nje zone te caktuar per nje periudhe trevjecare do te thote qe te familjarizohesh me te gjithe lokalitetin ku ushtron veprimtarine. Une, ne emer te prokurorise shqiptare, gjykoj se do t’i sugjeroj institucioneve ligjvenese qe te fillojne procedurat per amendimet e ligjeve perkatese, me qellim qe zyrtare te ketyre niveleve, qe kane mundesi te marrin vendime gjate ushtrimit te detyres, te kene mundesi te qarkullojne nga nje distrikt ne tjetrin, duke mos patur mundesi te qendrojne gjate gjithe kohes qe ushtrojne funksionin ne te njejtin vend.
A verehen raste te korrupsionit midis vete prokuroreve? Sa i perhapur eshte ky fenomen ne organin tuaj?
Ky eshte nje problem tjeter shqetesues, te cilin une e kam permendur qe ne momentet e para te marrjes se detyres time si Prokuror i Pergjithshem, duke shprehur si prioritet pune, qe duhet te fillojme pastrimin e organit te prokurorise se pari e me pas te fillojme te luftojme fenomenin e korrupsionit ne institucionet e tjera. Nuk them se ky eshte nje fenomen teresisht i perhapur, por edhe brenda institucionit te prokurorise ka nevoje per rifreskim dhe per largim nga radhet e institucionit te elementeve te inkriminuar. Duke iu referuar serish mbeshtetjes qe gjeta gjate aktivitetit tim te ketyre diteve ketu ne SHBA, nje nder te rejat qe synohet te sillet ne drejtim te prokurorise shqiptare eshte edhe ngritja e zyrave perkatese me qellim hetimin e vete trupes se prokuroreve. Pra, behet fjale per ngritjen, prane zyres se Prokurorit te Pergjithshem, te nje njesie qe do te merret me hetimin e rasteve te dyshuara te korrupsionit brenda vete institucionit te prokurorise.