Ndotje skandaloze tek Petro Nini Luarasi, ecët mes plehrave (FOTO)
Tiranë- Rruga tek shkolla e mesme Petro Nini Luarasi në Tiranë është ndër më të frekuentuarat në kryeqytet, por rezulton edhe më e ndotura.
Në fokus të denoncimit të ndotjes në kryeqytet e në Shqipëri sot sjellim këto imazhe të trotuarit përbri shkollës së mesme.
Siç shihet edhe nga pamjet në një pasdite pranvere kazanët e mbeturinave janë të tejmbushur, kurse në një gjendje të tillë është edhe trotuari.
Kalimtarët detyrohen të kalojnë përmes mbeturinave dhe aromës së keqe që buron nga kazanët.
Ndotje skandaloze tek "Petro Nini Luarasi", ecët mes plehrave
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 3