Berisha: Gjuha e huaj, prioritet në këtë mandat të dytë
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Lordin Alan Watson, kryetar i Bashkimit Anglishtfolës, një organizatë që vepron në më se 50 vende të botës. Lordi Watson ndodhet për vizitë në vendin tonë me rastin e lançimit zyrtar të përfaqësimit të Bashkimit Anglishtfolës në Shqipëri, gjatë ceremonisë së të cilit, Kryeministrit Berisha i është dhënë edhe certifikata e Presidentit të Nderit të Bashkimit Anglishtfolës për Shqipërinë. Duke vlerësuar rëndësinë dhe peshën, që gjuha angleze ruan në arenën ndërkombëtare, në të gjitha fushat, Kryeministri Berisha i bëri me dije Lordit Watson angazhimin e qeverisë shqiptare për promovimin e mëtejshëm të gjuhës angleze në vend, si brenda institucioneve arsimore, ashtu edhe me gjerë. Ai tha se në mandatin që sapo ka filluar, qeveria shqiptare do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë promovimit të mësimit të gjuhës angleze edhe për moshat parashkollore.
Lordi Watson e falënderoi Kryeministrin Berisha për angazhimin e tij dhe të qeverisë shqiptare, për promovimin e mëtejshëm të gjuhës dhe kulturës angleze në vend dhe i shprehu Kryeministrit Berisha angazhimin e tij dhe të Bashkimit Anglishtfolës për t’i ofruar mbështetje qeverisë shqiptare, në veçanti në projektet që kanë të bëjnë me promovimin e gjuhës dhe kulturës angleze, në fushën e arsimit dhe më gjerë.
Në takim gjithashtu u diskutua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Lordi Watson, duke vlerësuar arritjet e Kryeministrit Berisha dhe qeverisë në këtë drejtim, shprehu gatishmërinë e Bashkimit Anglishtfolës të punojë ngushtësisht me institucionet shqiptare në fushën e arsimit, për të dhënë kontributin e tij në ndihmë të procesit të integrimit. Gjatë ditës, Lordi Watson zhvilloi një takim edhe me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli.