Fytyra e re e AIDS është Adolf Hitler
Sëmundja e shekullit, SIDA ka një fytyrë, ai është dikatori gjerman Adolf Hitler. Ky është mesazhi që transmeton një video e realizuar nga kompania gjermane Das Komiti, e cila kërkon të ndërgjegjësojë njerëzit në mbarë botën për rreziqet që vijnë nga kjo sëmundje.
Ne donim t’i jepnim virusit një fytyrë, dhe ajo nuk mund të jetë e bukur. Ja pse zgjodhëm Hitlerin,- shprehet Dirk Silz përfaqësues i kompanisë. Megjithatë i menjëhershëm ka qenë reagimi i komunitetit hebre në vend dhe i kompanive që financojnë luftën ndaj kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Stefan Krames, Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës së hebrejve në Gjermani shprehet se kjo video është një ofendim për viktimat e periudhës naziste.
“Hitleri shitet. Terapitë e shokut janë mënyra e duhur për të tërhequr vëmendjen. Gjithsesi, këtu është bërë një dëm i madh. Kjo video është fyese për komunitetin hebre, viktimat e periudhës naziste.”
Kompania tha se ky realizim do të jetë spoti kryesor që do të transmetohet më 1 dhjetor, ditë ku bota përçon mesazhe sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi për marrjen e masave kundër virusit vdekjeprurës.