E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë liron Ilir Kumbaron

Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për të pushuar masën e sigurisë për Ilir Kumbaron, i dyshuar si i përfshirë në zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Sipas informacioneve gjykata ka pushuar masën e sigurisë të vitit 2003 për Kumbaron, sepse ndaj tij, ishte pushuar çështja penale që në vitin 2003 kohë kur edhe u dha masa e sigurisë "arrest me burg".
Ilir Kumbaro u arrestua disa muaj më parë në Britaninë e Madhe dhe ai mbahet atje në pritje që autoritetet shqiptare ta ekstradojnë.
Biznesmeni shqiptar nga Maqedonia u zhduk 14 vite më parë. Që prej asaj kohe ende nuk dihet asgjë për trupin e tij. Të pandehur në këtë proces janë katër ish- funksionarë të SHIK-ut Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro e Budjon Meçe, të cilët akuzohen si autorë në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e bisnesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›