Berisha Grushti i shtetit me 21 janar nga njerez te hurit e te drurit

Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se Komitetit Nderministror te Integrimit vijoi me etiketimin e radhes si grusht shteti te demonstrates se 21 janarit. Mblidhemi ne nje kohe kur Edi Rama dy ministra te diktatures hoxhiste Gramoz Ruci dhe Skender Gjinushi ndermoren perpjekjen me kriminale me te turpshme dhe me te paimagjinueshme. Bene pucin e marrjes se pushtetit me dhune sulmuan me nje skenar te parapergatitur qeverine legjitime te vendit ku ne vend te perfaqesuesve te popullit shqiptar do mund te uleshin bandite njerez te hurit e te drurit. Ne vend te Bashes - Tom Doshi ne vend te Nishanit - Ngjela. Sipas Berishes ne kete menyre pucistet i kane bere vendit nje tradhti te rende ne syte e mbare botes. Kjo eshte nje vule e zeze ne imazhin tone te cilin me perpjekje do bejme cdo gje qe ta kapercejme ta permiresojme. Berisha theksoi se cdo shqiptar po edhe miqte e Shqiperise pane tentativen per te permbysur pushtetin me dhune por pane nga ana tjeter forcen e jashtezakonshme te ligjit e te institucioneve shqiptare pane se e drejta e qytetareve shqiptare per te protestuar u respektua plotesisht.
Ai vijoi mbrojtjen e Gardes dhe forcave te policise ne lidhje me demonstraten e opozites duke thene se perpjekja per te pushtuar institucionet e shtetit mori kunderpergjigjen me te fuqishme. Policia dhe garda u deshmuan shqiptareve pathyeshmerine e tyre ne mbrojtje te institucioneve te vendit.