Topi Me 21 janar nuk duhet te ishte derdhur gjak u shkel rende ligji

Presidenti i Republikes Bamir Topi iu drejtua sot popullit shqiptar me nje mesazh lidhur me situaten politike ne vend. Ne nje fjale te gjate presidenti Topi denoi ashper ngjarjet e 21 janarit duke theksuar se kjo ngjarje nuk duhet te ndodhte ne Shqiperine e shekullit te XXI.
Me poshte fjala e plote e presidentit Bamir Topi drejtuar qytetareve shqiptare
Deshiroj te ndaj me ju mendimet ndjenjat por sidomos shqetesimin e brengen e madhe mbi te sotmen dhe te ardhmen e vendit tone te dashur
Por jam me shume i bindur se kjo Shqiperi behet ashtu si ne e duam vetem po te qendrojme te bashkuar ne kete qellim vetem po te degjojme me urtesi e mencuri njeri-tjetrin vetem po te pranojme e respektojme dallimet tona dhe mbi te gjitha vetem ne se politika vihet ne sherbim te qytetareve. Ne te kunderten do te rrezohemi do te mbetemi mbrapa dhe Shqiperia demokratike e lire dhe evropiane do te vazhdoje te mbetet nje enderr e paralizuar per qytetaret ndersa nje kale-beteje i pashtershem per politikanet.
Te dashur qytetare
21 janari nuk duhet te ndodhte ne Shqiperine e shekullit te XXI. Me 21 janar nuk duhet te derdhej gjak shqiptari. Me 21 janar nuk duhet te kishte viktima as edhe te plagosur dhe te dhunuar Me 21 janar nuk duhej te kishte lote te nenave grave femijeve dhe fytyra pa shprese per te ardhmen Me 21 janar nuk duhej te kishte sulme ndaj institucioneve e as dhunim te ruajtesve te tyre Me 21 janar nuk duhej te shkelej ligji Me 21 janar u shkel rende ligji.
Ne nje vend demokratik shkelja e ligjit denohet dhe shkelesit e tij ciletdo qofshin ata ndeshkohen. 21 janari erresoi shoqerine dhe demokracine shqiptare prandaj kerkesa per ta zbardhur dhe nevoja per transparence ligjore te saj eshte perparesi e shtetit drejtesise sherbimeve te inteligjences dhe organeve te rendit e ruajtjes se tij. Por transparenca e shpejte kerkon nje bashkepunim dhe respekt reciprok te te gjitha ketyre hallkave qartesisht te sanksionuara ne Kushtetuten e Shqiperise. Nje vend quhet demokratik jo sepse ka dhe ka zgjedhur apo ka krijuar Prokurorine Gjykatat Sherbimet Inteligjente dhe Policine e Shtetit por sepse ne praktiken e tyre te sanksionuar me ligj jane sa te pavarura aq edhe te ndervarura ne punen e tyre per te siguruar rendin dhe qetesine e qytetareve jane sa te lira aq edhe te detyruara ti sherbejne njeri-tjetrit jane sa pergjegjese aq edhe te barabarta perpara ligjit dhe shtetit ligjor. Nje shtet ligjor mbetet i tille kur transparenca dhe bashkepunimi i ketyre hallkave nuk pengohet cilatdo qofshin motivet e saj dhe drejtesia vendoset.
Ne emer te qytetareve te Shqiperise kerkoj angazhimin perkushtimin e Prokurorise Sherbimit Informativ Shteteror Policise se Shtetit dhe Gardes se Republikes per zbardhjen e menjehershme te kesaj ngjarjeje Ne emer te Kushtetutes dhe te ligjit kerkoj bashkepunimin e menjehershem te pakushtezuar e profesional te ketyre strukturave per te bere transparencen dhe lehtesuar gjykimin e pavarur te shkaqeve dhe pasojave te kesaj dite te veshtire per Shqiperine dhe shqiptaret Te mos harrojme se padrejtesia diku eshte kercenim per drejtesine gjithkund
Ne nje vend demokratik shteti perbehet nga nje grup institucionesh legjitime qe mbajne rendin dhe i sherbejne qendrueshmerise e te ardhmes se shoqerise sanksionuar qarte ne Kushtetuten e tij pluraliste. Nga kjo pikepamje Kushtetuta jone ndan qartesisht pushtetet zgjedhjen dhe kompetencat e tyre duke respektuar pavaresine dhe fushen e funksionimit te tyre. Sot me shume se asnjehere tjeter ne procesin e zbardhjes dhe te analizes se 21 janarit pushtetet ne Shqiperi duke respektuar pavaresine detyrimet dhe kompetencat e tyre ligjore jane te mirepritur te japin vleresimet dhe kontributin e tyre. Pesha dhe presioni i pushteteve ndaj njeri-tjetrit e vonon dhe kompromenton pavaresine e analizes mendimit dhe gjykimit te pavarur te ngjarjes dhe aktoreve te saj. Kjo eshte menyra e vetme per te lehtesuar zbardhjen e pavarur gjitheperfshirese dhe profesionale dhe per te nxjerre pergjegjesite politike dhe ligjore qe shkaktuan viktima te plagosur dhune cenim te rendit kushtetues shkaterrim te prones publike e private dhe shkelje te te drejtave te njeriut me daten 21 te muajit janar.
Por kjo ngjarje ka nevoje sidomos per nje analize dhe transparence politike. Ajo do te na ndihmoje te kthjellojme mendjet te qartesojme interesat dhe te bashkerendojme veprimet qe Shqiperia te dale nga ky qerthull vicioz politik ne te cilin ndodhet.
Askush nuk mund te mohoje sot qe Shqiperia po perjeton nje nga krizat politike me te veshtira te tranzicionit tone demokratik. Qe ne fillimin e kesaj legjislature Kuvendi i Shqiperise ka funksionuar ne te shumten e rasteve gjysme-plot apo gjysme-bosh duke cenuar mekanizmin e funksionimit pluralist te nje tribune ku syte mendjet dhe interesat e qytetareve presin te gjejne zgjidhje per hallet dhe problemet e tyre.
Ka po aq kohe qe debati parlamentar pluralist eshte spostuar ne rruge ne tribuna ne foltore partish ne studio televizive gazeta te varura apo te pavarura duke harruar detyrimin politik dhe pergjegjesine qytetare qe partiaket apo politikanet behen deputete apo ligjevenes nepermjet zgjedhjeve per tu sherbyer atyre ne procesin e ligjeberjes sa me te mire per shoqerine dhe jo per tu ofruar atyre arena betejash dhe skena politike te padenja dhe te pavlera per nje vend dhe shoqeri te civilizuar. Kjo mungese e theksuar e pergjegjshmerise politike dhe legjislative ka vonuar reformat e rendesishme qe ne duhet te kryejme ka shkaktuar pengesa ne plotesimin dhe funksionimin e institucioneve te pavarura kushtetuese dhe ka ndikuar negativisht ne procesin e integrimit te vendit tone ne Bashkimin Evropian.
Ka fatkeqesisht po aq kohe qe opozita politike dhe mazhoranca ne Shqiperi qendrojne aq larg ne pozicionet e tyre politike sa bashkepunimi nderveprimi dhe dialogu ne interes te vendit duket shume i larget edhe sot mbas 21 janarit. Jam shume i shqetesuar mbi mungesen e deritanishme te komunikimit dhe te dialogut politik mes dy forcave kryesore politike. Mendoj dhe shpresoj se ngjarja tragjike dhe pasojat e saj negative per fatet e vendit dhe te demokracise do te ndergjegjesojne pergjegjesojne mendjet e nxehura te politikes mbi domosdoshmerine e qetesimit te situates gjetjes se kompromisit dhe zgjidhjes se konfliktit politik qe po e mban pezull integrimin e vendit dhe zhvillimin e metejshem te tij.
Une bej thirrje edhe nje here sot per gjetjen sa me pare te kompromisit politik si rruga e vetme e domosdoshme per te nxjerre vendin nga situata e veshtire dhe perspektiva e munguar ne te cilen ndodhet Koha nuk pret Ajo kerkon qe interesat e qytetareve te cilet me te drejte presin nje jete me te mire te vendosen mbi interesat e pushtetit dhe te karrieres politike te gjithesecilit. Historia do ta provoje kete. Gjuha e urrejtjes dhe pershkallezimi i saj si ndaj kundershtareve politike ashtu edhe ndaj institucioneve te pavarura kushtetuese nuk tregon as pergjegjesi per situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia as vullnet politik per te hedhur hapin e arsyeshem qe kerkohet sot nga interesat kombetare e as deshire per te hetuar e zbardhur ne menyre te pavarur ngjarjen tragjike te 21 janarit. Mos urreni - ka thene Martin Luter King - ajo eshte nje barre teper e rende per tu mbajtur
Se fundmi 21 janari kerkon edhe nje shpjegim ndaj partnereve dhe miqve tane e strukturave ku ne jemi anetare apo deshirojme te integrohemi.
Kjo ngjarje befasoi me pasojat e saj tragjike pothuajse te gjithe komunitetin nderkombetar i cili shprehu edhe nje here gatishmerine per te ndihmuar. Me vullnetin e mire por edhe me pergjegjesine maksimale ndaj rrezikut te degradimit te situates Shtetet e Bashkuara te Amerikes Bashkimi Evropian OSBE-ja ofruan keshillat dhe nenvizuan faktin se Shqiperia eshte vend sovran dhe anetar i NATO-s. Ata theksuan rendesine e jashtezakonshme te funksionimit te shtetit ligjor te pavaresise se institucioneve dhe te investimit dhe angazhimit disavjecar te tyre ne ndertimin e ketyre institucioneve te pavarura kushtetuese por sidomos domosdoshmerine e rivendosjes se dialogut politik.
Paaftesia per te gjeneruar nje sistem politik funksionues ne Shqiperi eshte zhgenjyes per NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Vajtje-ardhjet politike Bruksel-Tirane Strasburg-Tirane dhe anasjelltas tryezat dhe darkat e bujshme por te deshtuara me qellimin e vetem per te zgjidhur krizen e gjate dhe rraskapitese te politikes shqiptare ngrene pikepyetjen e madhe te partnereve dhe miqve tane mbi pjekurine dhe aftesine e shoqerise shqiptare per te ecur me tej ne rrugen e saj integruese. Kjo eshte pergjegjesi historike e politikes shqiptare. Ajo qe i mungon politikes sone nuk eshte pasioni por refleksioni. Ne keto caste kerkohet nje pergjigje kerkohet nje sqarim por me shume kerkohen veprime konkrete te guximshme dhe te shpejta duke degjuar keshillat dhe vepruar se bashku per te lene mbrapa kete cast te veshtire per Shqiperine dhe shqiptaret.
Kjo nuk eshte nje enderr. Ky eshte nje realitet plotesisht i realizueshem dhe mjaftueshmerisht i besueshem ne respekt te qellimeve dhe interesave te kombit e te popullit tone te endrrave te femijeve tane dhe te mirebesimit dhe mbeshtetjes se miqve dhe aleateve tane nderkombetare.
Falemnderit