Tahiri: Komisioni hetimor antikushtetues
Partia Socialiste e ka cilësuar si antikushtetues ngritjen e komisionit hetimor për ngjarjet e 21 janarit. Në emër të grupit të PS-së deputeti Sajmir Tahiri theksoi se deputetët ka firmosur një peticion ku e cilësojnë komisionin hetimor anti-kushtetues dhe pengon drejtësinë.
"Ngritja e komisionit hetimor nga Saliu bëhet duke dhunuar presidentin Bamir Topi, kryeprokuroren Ina Rama dhe vetë opozitën” theksoi Tahiri duke shtuar se PS-ja nuk do të tërhieqet pa u dorëzuar 6 komandantët e gardës së republikës.