KE Butler Shqiperia duhet te respektoje ndarjen e 3 pushteteve
Komisioni Evropian apelon per respektimin e pushteteve ekzekutiv legjislativ dhe gjyqesor. Ne nje deklarate te zedheneses se komisionarit per zgjerimin e Bashkimit Evropian thuhet se situata ne Shqiepri eshte shqetesuese. Zedhenesja Natasha Butler u shpreh se Komisioni Evropian po monitoron situaten ne Shqiperi nderkohe qe apeloi qe vendi yne te respektoje tre pushtetet e saj si dhe ndarjen e tyre.
Ne konferencen per shtyp u tha se Shqiperia duhet te tregoje se eshte e afte per te respektuar keto parime. Gjithashtu ne te u kerkua qe hetimet te vazhdonin nga institucioni i Prokurorise se Pergjithshme ne menyre transparente nderkohe qe organi i akuzes duhet te kishte edhe mbeshtetjen e qeverise dhe opozites.
Ne e monitorojme nga afer situaten dhe do te benim apel qe keto tre pushtete te respektohen sepse kjo eshte baze per demokracine dhe eshte e rendesishme qe Shqiperia e cila ka aplikuar per anetaresimin ne Bashkimin Europian te jete e afte te vertetoje qe po i zbaton dhe po i respekton keto tre parime kryesore qe jane pjese e parimeve te Kopenhagenit tha Butler.