E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Hapa per decentralizimin e pushtetit lokal

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se qeveria është e vendosur për zbatimin e standardeve më të mira për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas Berishës partnerët ndërkombëtarë meritojnë një falënderim për kontributin e tyre në konsolidimin dhe përsosjen e qeverisjes vendore."Shqipëria ka njohur zhvillim të paprecedentë në krahasim me vendet e tjera sa i takon qeverisjes lokale. Shqipëria është një vend me të ardhurat e mesme të larta dhe është më mirë se sa pesë vende të Bashkimit Evropian", tha Berisha.

Kryeministri premtoi se do të ndërmerren edhe hapa të mëtejshëm për decentralizimin e pushtetit lokal.

Deklaratat e kryeministrit u dhanë gjatë fjalës së tij në konferencën “Qeverisje vendore e fortë dhe efektive nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit drejt qeverisjes së mirë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›