Berisha Nuk po vilen taksat

Konsolidimin e pushtetit vendor, kryeministri Sali Berisha e ka quajtur si një fushë të rëndësishme të demokracisë.
Shqipëria, tha zoti Berisha, ka shënuar një precedent, duke e cilësuar qeverisjen vendore si më të konsoliduarën në rajon. Pasi ka dhënë garancinë e qeverisë për vijimin dhe forcimin e autonomisë vendore, kryeministri Berisha i ka kërkuar drejtuesve vendorë një dinamizim të punës së tyre, për të ecur paralelisht me ritmet e zhvillimit. Zoti Berisha ka kritikuar edhe mefshtësinë e shfaqur nga pushteti vendor përsa i përket mbledhjes së taksave.
"Në përpjekjen e parë kur qeveria vendosi të kalojë tërësisht taksat e biznesit të vogël në autoritetin e qeverive vendore nuk mund të them se patëm sukses të madh. E vërteta është që një numër jo i vogël bashkish dhe komunash bëjnë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim, por në tërësi ato që mblidhen janë qartësisht më pak se sa duhet të ishin", tha Berisha.
Ndërsa mosvjeljen e taksës së pasurisë kryeministri ia ka faturuar fajin burokracisë.
"Përvec taksës së biznesit të vogël një taksëe themelore në cdo demokraci e cila nuk mund të jetë kund tjetër vecse e administruar nga ju, është taksa e pronës. Mbledhja e ëksa takse të dashur kryetarë dhe kryetare bashkishë dhe komunash është absolutisht në limite të paparanueshme. Por kjo taksë në qytetet tona, kjo taksë në komunat me një gjallëri të vërtetë nuk përbën asnjë vështirësi tjetër përvec atyre burokratike", theksoi kryeministri.
Këto deklarata zoti Berisha i bëri gjatë Konferencës Kombëtare për një Qeverisje Vendore efektive, që synon forcimin dhe shtimin e efikasitetit të qeverisjes vendore dhe rajonale financuar nga qeveria zviceriane dhe Këshilli i Europës. Konferenca u fokusua në menaxhimin e burimeve njerëzore si një element qendror në përmirësimin e performancës dhe forcimin e qeverisjes vendore.