Berisha: Hapja e kutive jo pa procedurë kushtetuese
Sipas tij, zgjidhja tashmë nuk është në dorën e maxhorancës por të drejtësisë. Për këtë arsye, Berisha ka kërkuar nga kryesocialisti Edi Rama që t’i drejtohet Prokurorisë për të gjitha provat që ka për manipulime të zgjedhjeve.
“Kam një propozim për zt. Rama: Ti drejtohet Prokurorisë për të gjitha pretendimet që ka. Prokuroria mund të hetonte edhe jashtë afateve. Nuk pati marrëveshje dhe kjo jo për fajin tim. Hapja e kutive nuk mund të bëhet pa procedurë kushtetuese”, theksoi Berisha. Kryeministri shtoi se pretendimet e PS-së për hapjen e kutive nuk janë në dorën e tij, por në dorë të gjykatave. “Partia Socialiste solli dy nisma ligjore. Nismat do të trajtohen me seriozitet nga ana jonë dhe do të trajtohen sipas ligjit”, theksoi Berisha.
Duke folur për tryezën e iniciuar nga presidenti, Berisha u shpreh se kishte rënë dakord për sugjerimet. “Pranova t’i drejtohem Komisionit të Venecias, por me miratimin e Gjykatës Kushtetuese. Pavarësia e gjyqësorit nuk cenohet”, tha kreu i qeverisë, duke shprehur urimin që opozita të jetë e pranishme në Parlament.