Berisha Haxhi Qamilet nuk do te pengojne integrimin

Kryeministri Imzot Kacorri shenjtori i pavaresise se kombit shqiptar. Shqiperia sot anetare e NATO-s ashtu sic edhe e kishte projektuar ai
Jane riatdhesuar ne Shqiperi pas 94 vjetesh eshtrat e rilindasit Dom Nikolle Kacorri. Ceremonia kishtare u zhvillua ne katedralen Shen Lucia ne Durres ku merrnin pjese Kryeministri Sali Berisha Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si dhe politikane te tjere e qytetare te shumte. Ne meshen e mbajtur ne nderim te figures se patriotit Kacorri dy kleriket e kishes katolike arqipevshki i Tiranes dhe Durresit imzot Rrok Mirdita dhe ai Damian Kurti vleresuan kontributin e shquar te rilindasit ne shpalljen e pavaresise dhe si nenkryetari i qeverise se pare te dale pas 28 nentorit te 1912-s. Kryeministri Berisha i pranishem ne ceremoni vleresoi lart rilindasin Kacorri duke e cilesuar ate nje figure te shquar atdhetarizmi. Duke bere nje analogji me politiken e dites ai pohoi se edhe sot ka Haxhi Qamile qe sipas tij pengojne me cdo kusht rrugen e Shqiperise drejt integrimit ne familjen evropiane.
Riatdhesimi
Nga katedralja Shen Lucia ne Durres gjate rivarrimit te eshtrave Dom Nikolle Kacorrit nje prej themeluesve te shtetit shqiptar kreu i qeverise i quajti donkishote ata qe tentojne te marrin pushtetin me dhune. Ne paralelizem me protagonistet dhe antiprotagonistet e qeverise se pare shqiptare Berisha premtoi harresen historike per ata qe tentuan grushtin e shtetit ne 21 janar. Natyrisht sot serish na del perballe ndonje Haxhi Qamil por keto jane donkishote te historise. Asgje vullnetin tone asgje vendosmerine tone per te ecur drejt Evropes nuk do mund ta pengojne - tha Berisha nga katedralja Shen Lucia ne Durres ku u be rivarrosja e eshtrave te Dom Nikolle Kacorit. Ne kete ceremoni ishin te dy kleriket e Kishes Katolike Arqipevshki i Tiranes dhe Durresit imzot Rrok Mirdita dhe imzot Damian Kurti te cilet vleresuan kontributin e shquar te imzot Nikolle Kacorrit ne shpalljen e pavaresise dhe si nenkryetari i qeverise se pare qe u krijua pas shpalljes se pavaresise ne 28 nentor 1912 ne Vlore. Ndersa kreu i qeverise e cilesoi Dom Nikolle Kacorrin si nje figure te shquar te atdhetarizmit. Dom Nikolle Kacorri u perket atyre burrave te cilet dhane per kete komb dhe per kete vend me shume se kushdo tjeter dhane per mevetesine lirine dinjitetin e tyre. Imzot Nikolle Kacorri shnderroi dioqezen e tij jo vetem ne nje keshtjelle besimi tek Krishti dhe Zoti por ne nje keshtjelle besimi te pathyeshem tek flamuri dhe Shqiperia - tha ai. Berisha theksoi se ne jeten e tij te meshtarit kurre ndonjehere nuk ndau ne punen e tij porosine e Krishtit dhe porosia e Krishtit per Dom Nikolle Kacorrin ishte Jepi Shqiperise ate qe i takon dhe ky burre i madh i dha Shqiperise i dha flamurit ate qe i takon. Ja se pse ne mbledhjen e pare te themelimit te pavaresise eterit e saj ne unanimitet te plote do te percaktonin dhe zgjidhin Dom Nikolle Kacorrin si zevendeskryeministrin e qeverise se pare te shtetit shqiptar te pavarur. Faktikisht ky kishte qene arkitekti ndertuesi i saj ne territorin shqiptar. Kryengritjet e medha te Kosoves sollen pavaresine e Shqiperise ato u udhehoqen nga burra te medhenj si Hasan Prishtina Isa Boletini etj. por ne Shqiperi ne krye te levizjes shqiptare dhe perpjekjes se shqiptareve ishte ai qe do te emerohej zevendeskryeministri i qeverise se pare shqiptare Dom Nikolle Kacorri - kujtoi kreu i qeverise. Ai shprehu bindjen se per shqiptaret te besimit katolik mysliman ortodoks dhe per te gjithe ata qe i thone Shqiperise Shqiperi dhe kombit komb Dom Nikolle Kacorri eshte dhe do te mbetet shenjtori i pavaresise se kombit shqiptar. Berisha shprehu mirenjohje shume te thelle ndaj kishes shqiptare kishes dhe autoritete austriake qe bene te mundur qe sot ne te kemi ne gjirin tone eshtrat e imzot Dom Nikolle Kacorrit qe te mund te prehet perjetesisht ne token e tij. Krenaria jone sot eshte se ky kthehet ne nje vend i cili eshte vend anetar i NATO-s ashtu sic edhe e kishte projektuar ai. Te mos harrojme se Dom Nikolle Kacorri eshte nje nga themeluesit e alfabetit shqiptar bashke me At Gjergj Fishten Luigj Gurakuqin Motrat Qiriaqi i dhane fjales shqipe germen e vet te lindur i dhane alfabetit vokacionin shpirteror te kombit shqiptare - tha Berisha. Ai theksoi se Kacorri sot kthehet i lumtur ne token e tij sepse shqiptaret jane te lire sepse Kosova eshte e lire sepse shqiptaret kudo jane te lire.
Topalli Kacorri eshte nje nder baballaret e kombit
Dom Nikolle Kacorri ishte nje burre i madh nje shqiptar i madh qe vuri themelet e shtetit shqiptar. Keshtu e cilesoi Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila ishte e pranishme ne meshen e mbajtur per Dom Nikolle Kacorrin eshtrat e te cilit u rikthyen per tu prehur ne atdhe pas 95 vjetesh. Te pranishem ne meshen e mbajtur ne kishen Shen Lucia ne Durres ku imzot Kacorri sherbeu si meshtar per 23 vjet ishin Kryeministri Sali Berisha ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferi imzot Rrok Mirdita dhe perfaqesues te tjere te larte te klerit katolik familjare e qytetare.
Dom Nikolle Kacorri ishte nje burre i madh nje shqiptar i madh qe vuri themelet e shtetit shqiptar. Eumlshte nje nder baballaret e kombit - tha dje zonja Jozefina Topalli.
Dom Nikolle Kacorri ka qene nje nder aktivistet me te medhenj te ceshtjes kombetare perpara dhe pas shpalljes se pavaresise. Firma e tij qendron perkrah asaj te Ismail Qemalit ne Deklaraten e Pavaresise dhe ishte zevendeskryeministri i pare i shtetit te pavarur shqiptar. Ceshtja kombetare qendron ne themel te aktivitetit te Dom Nikolle Kacorrit ashtu si veprimtaria e tij qendron ne themel te shtetit shqiptar. Ai ka dhene nje kontribut te madh edhe ne mbrojtjen e perhapjen e gjuhes shqipe. Pak vite me pare me kerkese te Kryetares se Kuvendit Dom Nikolle Kacorri u dekorua se bashku me pese firmetare te tjere te Deklarates se Pavaresise.
Eshtrat e Nikolle Kacorit rivarrosen ne Durres
Eshtrat e Imzot Dom Nikolle Kacorrit deri me tani preheshin ne Vjene te Austrise por pas nje kohe te gjate perpjekjesh dhe me ndihmen e familjes Kacorri qe jeton ne Shqiperi dhe Kanada me perkrahjen e ambasades se Republikes se Shqiperise ne Vjene me ndihmen e vecante te qeverise austriake si dhe me ndihmen e anetareve te Misionit Katolik Shqiptar eshte arritur qe te zhvarrosen eshtrat e shtetarit themelues te Shqiperise klerikut dhe demokratit te shquar duke mundesuar sjelljen e trupit te tij ne atdhe. Eshtrat e tij u vendosen brenda ne kishen ku ai sherbeu per shume vjet ne fillim te shekullit te 20-te ne katedralen Shen Lucia. Imzot Nikolle Kacorri eshte nje nga personalitet qe firmosi pavaresine e Shqiperise ka qene nenkryetar i qeverise se Vlores ne 1912 si dhe protagonist kryesor i zhvillimeve kulturore dhe politike me peshe kombetare. Ai ishte pjesemarres edhe ne Kongresin e Manastirit ku u percaktua alfabeti i gjuhes shqipe.