Kategoria Superiore Skenderbeu me shume mund kalon Lacin
Ne Korce Skenderbeu ka vuajtur shume ndaj Lacit. Skuadra e Muces arriti qe te thyente kurbinasit vetem ne minutat e fundit fale nje goli te diskutueshem te Gjergji Muzakes. Nderkohe qe ne dy takimet e tjerra qe u zhvilluan dje Dinamo tregoi se ende nuk ka dale nga kriza ekipi kampion ne Shqiperi nuk arriti qe te mposhtte Kastriotin ne kryeqytet nderkohe qe Besa me fitoren qe mori ndaj Bylisit arriti qe te shkeputet paksa nga zonat e ftohta te klasifikimit.
Skenderbeu
Vendimi i gjyqtarit Pashaj per te cilesuar si te rregullt golin e realizuar nga Muzaka ka ngjallur dyshim pasi mesfushori i Skenderbeut mund te kete shkaktuar faull ne momentin e fundit ndaj njerit prej mbrojtesve laciane. Sa i perket fillimit te ndeshjes duhet thene se Laci e nisi shume mire. Vilfor Hysa kaloi ne avantazh miqte qe ne minuten e 14-te. Sulmuesi shtatshkurter realizoi pas nje diagonaleje te bukur ne zone duke e cuar topin ne trekendesh. Asnje shans per portierin Shehi. Ashtu sikurse pritej korcaret reaguan por pjesa e pare u mbyll me fitoren e Lacit. Ne fraksionin e dyte te takimit Skenderbeu vazhdoi te ngulmonte dhe goli i barazimit erdhi ne minuten e 76-te. Pas nje goditjeje nga kendi Sefa godet dy here radhazi brenda zones duke realizuar ne tentativen e dyte me te majten. Pervec golit lacianet pesojne nje tjeter goditje kur mbeten me 10 futbolliste pas daljes me karton te kuq te njerit prej lojtareve. Per tu permendur eshte edhe nje gol i anuluar i Jolicit per nje pozicion jashte loje. Perseritja e aksionit tregon se lojtari i korcareve ishte ne pozicion te rregullt. Ne minutat e fundit Skenderbeu mundi te gjente edhe golin e dyte me Muzaken duke regjistruar nje fitore shume te vyer dhe duke mbajtur gjalle shpresat per titullin kampion.
Dinamo dhe Besa
Para takimit qe u zhvillua ne Korce dje u luajten edhe dy ndeshje te tjera. Keshtu Dinamo ne kryeqytet nuk ka mundur dot te shkoje me larg se nje barazim me Kastriotin ndersa ne duelin e mbijeteses Besa ka arritur te mposhte me veshtiresi Bylisin ne minutat e fundit te takimit duke koleksionuar tri pike mjaft te rendesishme qe e largojne nga zona e ftohte e renditjes. Ne stadiumin Qemal Stafa blute e drejtuar nga Artan Mergjyshi i emeruar perkohesisht trajner pas largimit te Ilir Dajes kane ngecur serish duke vene ne diskutim tashme edhe mundesite per te kapur nje vend ne Kupat e Evropes. Ne pjesen e pare mundesite me te mira per gol i ka pasur Kastrioti por kryeqytetasit kane shpetuar fale edhe formes se shkelqyer te shfaqur nga portieri Hoxha. Takimi u mbyll me rrjeta te paprekura keshtu Dinamo ngjitet ne kuoten e 29 pikeve ndersa Kastrioti ka 22 po aq sa Teuta dhe Besa. Pikerisht kjo e fundit ka korrur dje nje fitore tejet te rendesishme ne shtepi ndaj Bylisit. Kavajasit kaluan te paret ne avantazh ne minuten e 9-te te takimit kur kapiteni Meglid Mihani ktheu ne gol nje 11-metersh. Ne shifra 1-0 u mbyll edhe pjese e pare. Ne fraksionin e dyte ballshiotet reaguan shume mire dhe gjeten edhe golin e barazimit ne minuten e 61-te me Amarildo Dimon. Gjithsesi ekipi i drejtuar nga Gerti Haxhiu nuk u dorezua dhe vetem 2 minuta nga perfundimi i kohes se rregullt arriti te gjeje golin e fitores me ane te Ariel Shtinit. Me kete fitore Besa i largohet me 4 pike pikerisht rivaleve te Bylisit qe ndodhen ne vendin e 11-te. Ballshiotet nuk arrijne te regjistrojne dy rezultate pozitive pas asaj fitoreje ndaj Dinamos javen se kaluar.
KATEGORIA SUPERIORE
Te premten
Shkumbini-Elbasani 3-2
Dje
Dinamo-Kastrioti 0-0
Besa-Bylis 2-1
Skenderbeu-Laci 2-1
Sot
Flamurtari-Vllaznia
Teuta-Tirana
RENDITJA Nd. Pike
1. Flamurtari 19 43
2. Skenderbeu 20 39
3. Vllaznia 19 35
4. Tirana 19 31
5. Dinamo 20 29
6. Laci 20 27
7. Shkumbini 20 25
8. Teuta 19 22
9. Besa 20 22
10. Kastrioti 20 22
11. Bylis 20 18
12. Elbasani 20 12