E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi ndaj institucioneve PD Ina Rama do te fshehe pergjegjesite

Patozi Zonjat dhe zoterinjte e bulevardit nuk do te bllokojne hetimet. Autoret dhe aktoret e 21 janarit do ti mbajne te gjitha pergjegjesite

Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama synon te mbuloje implikimin e saj ne pucin e 21 janarit duke sulmuar institucionet e vendit. Keshtu deklaroi dje kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi. Sipas tij kryeprokurorja eshte e vetmja pergjegjese per rrjedhjen e perditshme te informacioneve per 21 janarin. Patozi iu rikthye vendimit te organit te akuzes per arrestimin e gardisteve duke pohuar se ky vendim arbitrar eshte i ngjashem me kerkesen per arrestimin e te gjithe zinxhirit komandues te Gardes vetem pak ore pasi kete gje e kishte kerkuar Edi Rama mengjesin 22 janarit. Ai siguroi se pavaresisht perpjekjeve te qarta te zonjave dhe zoterinjve te bulevardit per te bllokuar apo deshtuar hetimet mazhoranca qeverisese eshte e vendosur te zbardhe perfundimisht grushtin e deshtuar te shtetit. Patozi paralajmeroi se autoret dhe aktoret e 21 janarit do te mbajne te gjitha pergjegjesite per ate qe u shenua ne 21 janar.

Akuzat

Prokurorja e Republikes Ina Rama i lejoi vetes te sulmonte institucionet kushtetuese me te rendesishme dhe me perfaqesuese te vendit duke i shtuar nje kapitull te ri rolit te saj te shemtuar ne trajtimin e grushtit te deshtuar te shtetit. Permes nje deklarate te pacipe zonja qe drejton akuzen ne Shqiperi guxoi ta drejtonte gishtin pikerisht mbi institucionet qe rezistuan dhe bene qe te deshtoje dhuna dhe barbaria e 21 janarit e cila planifikonte permbysjen e qeverise legjitime te kesaj mazhorance - deklaroi dje kreu i deputeteve demokrate Astrit Patozi. Sipas tij me kete gjest kryeprokurorja kerkoi qe te mbuloje ate qe tashme eshte evidente per cdo qytetar shqiptar implikimin e saj te qarte politik dhe amoralitetin e theksuar profesional i cili po deshmohet per dite e me shume qe pas ngjarjeve te renda te 21 janarit. Prokurorja e Pergjithshme qe ka kurajo te sulmoje Parlamentin eshte ne fakt pergjegjesja e vetme per nxjerrjen e perditshme te cdo elementi te hetimit per grushtin e shtetit te cilin ajo dhe te tjere e konsiderojne thjesht si ngjarja ne bulevard. Por meqe kemi mberritur ne kete pike do ti drejtoja nje pyetje zonjes Rama Kush ia tha fjalen lapsus Edi Rames vetem nje gjysme ore pasi ajo vete dhe vetem ajo kishte komunikuar me drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Eumlshte mire qe qytetaret ta degjojne kete prej saj sepse mbiemri i perbashket eshte gjeja me e vogel qe me sa duket e lidh ate me kryetarin e Partise Socialiste - deklaroi ai. Ligjvenesi demokrat e konsideroi si te gabuar edhe vendimin e fundit te kryeprokurores per arrestimin e 4 gardisteve te tjere. Ne mendojme qe ky vendim arbitrar eshte i ngjashem me kerkesen per arrestimin e te gjithe zinxhirit komandues te Gardes vetem pak ore pasi kete gje e kishte kerkuar Edi Rama mengjesin e 22 janarit - tha ai. Patozi e denoi kete vendim duke deklaruar se ato jane veprime me nje sfond te paster politik.

Duke denuar me force keto veprime me nje sfond te paster politik ne i sigurojme qytetaret shqiptare se pavaresisht perpjekjeve te qarta te zonjave dhe zoterinjve te bulevardit per te bllokuar apo deshtuar hetimet kjo mazhorance eshte e vendosur dhe do tia dale qe te zbardhe perfundimisht grushtin e deshtuar te shtetit. Autoret dhe aktoret e 21 janarit do ti mbajne te gjitha pergjegjesite - perfundoi ai. Pas Patozit reagoi anetarja e Asamblese Socialiste Megi Ajtyresa. Cdo dite Saliu sulmon Ina Ramen permes gardisteve te tij deputete. Sot Ina Rama sulmohet nga kusaret ne pushtet. Ja pse sot prokurorja e Pergjithshme ka mbeshtetjen e mbare popullit qe do shtet. E premtja 18 shkurt eshte dita qe cdo qytetar ti jape fuqi demonstrates. Te gjithe ne demonstrate per largimin e kusarise dhe vendosjen e drejtesise ne vend - deklaroi Ajtyresa.

Meta ne Korce Kryeprokurorja e kapur nga politika

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta akuzoi drejtperdrejt prokuroren e Pergjithshme Ina Rama si te kapur nga politika. Kete deklarate Meta e beri gjate nje takimi paraelektoral ne qytetin e Korces ku ai tha gjithashtu se Ina Rama nuk mund te jete lojtare politike pasi perfaqeson organin e akuzes. Sipas tij video-pergjimi mes tij dhe Dritan Priftit eshte nje montim i qarte pasi edhe faktet e sjella nga eksperti i huaj tregojne qarte kete gje. Prokurorja e Pergjithshme eshte e kapur nga politika dhe ka nje mungese transparence te qarte ne zbardhjen e kesaj ceshtjeje. Eksperti ka treguar se te gjithe njerezit kane pare vetem gjysmen e videos dhe se e plote ajo eshte ne hard disk - deklaroi kreu i LSI-se. Ai shtoi se mbi kete montim te shemtuar jo vetem u sulmua dinjiteti i nje politikani i nje zevendeskryeministri por mbi te gjitha mbi bazen e te cilit u ndertua nje skenar dhune nje skenar gjakderdhjeje nje skenar per te justifikuar dhunen qe coi ne vrasjen e kater e qytetareve te pafajshem por edhe ne plagosjen e dhjetera te tjereve te dhjetera policeve te ketij shteti te kesaj shoqerie e te dhjetera gardisteve. Sipas Metes eshte e cuditshme ne fakt se per nje afere apo per nje korrupsion njerezit me te revoltuar ne kete vend jane 321 veta te cilet sipas policise kane qene te denuar me pare per vrasje per tentativa per vrasje per perdhunime per vjedhje dhe per te tjera elemente kriminale. Meta shtoi se Rama nuk ka dhene asnje pergjigje per te gjitha pyetjet e tij lidhur me hetimin e videos. Duke permendur cdo informacion te dosjes se hetimit te bere tashme publik Meta tha se eshte me se e qarte se videoja eshte e montuar dhe kjo si per sa i perket figures por edhe zerit. Meta kerkoi qe drejtesia te vendose me drejtesi per videon e pergjimit dhe 21 janarin edhe pse u shpreh mosbesues per kete. Nuk ka vullnet prokurorja e Pergjithshme per ti dhene pergjigje pyetjes nese videoja mbi bazen e te ciles ka nisur hetimi eshte apo seshte nje video e cila verteton akuzat e bera ndaj personit tim. Absolutisht jo. Sepse zonjen Rama nuk e lejon zoti Rama. Sepse ka dale ai garant qe kjo eshte e vertete qe kjo eshte e pamontuar sepse titrat i ka vendosur ai dhe te gjithe ata te tjeret qe kane bashkepunuar dhe kane marre kete pergjegjesi dhe per te cilen do te shkojne ne gjyq - tha kreu i LSI-se. Megjithate Meta eshte shprehur se nuk do te mungoje nga ana e tij bashkepunimi me prokurorine pavaresisht rezervave. Me tej Meta sulmoi edhe kreun e Partise Socialiste Edi Rama pergjegjes se dhunes dhe te viktimave te 21 janarit. Pas deklarates se kreut te LSI-se reagoi deputetja e selise roze Olta Xhacka. Ajo i beri thirrje Metes te ndale akuzat ndaj prokurorise dhe te vihet ne sherbim te drejtesise jo vetem me deklarata por me veprime konkrete.

Rama ne familjen Myrtaj Prokuroria profesionale

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i shoqeruar nga bashkeshortja Linda Rama dhe e nena e tij Aneta Rama kane shkuar per ngushellim ne familjen e Faik Myrtaj nje nder 4 demonstruesve te vrare ne 21 janar. Te afermit e Faik Myrtajt kerkuan qe drejtesia te vihet ne vend sepse njerezit nuk mund te vriten ne kete menyre. Kjo kerkese u mbeshtet edhe nga Edi Rama i cili u shpreh se ndonese per familjen humbja e babait eshte e pazevendesueshme ai do te jete ne dispozicion te familjes per ti ndihmuar ata. Rama u shpreh po ashtu se duket se nga ana e prokurorise ka nje vullnet per te vene drejtesine ne vend.

Me sa po duket deri tani se paku ka nje vullnet nga prokuroria per te bere drejtesi. Drejtesia eshte nje domosdoshmeri jo vetem per ju por per te gjithe shoqerine. Babain nuk jua zevendeson dot asgje e askush megjithate ne jemi ne dispozicion shoqerisht shpirterisht per cdo nevoje dhe me gjithcka qe te mundemi - theksoi kryesocialisti.

Beqja Me 18 shkurt kunder grabitjes

Deputeti socialist Ilir Beqja akuzon serish qeverine per grabitje te pronave publike ndersa permendi privatizimin e 1280 aseteve. Ai tha se me 18 shkurt shqiptaret do te protestojne edhe per rritjen ekstreme te cmimeve. Nderkohe qe Sali Berisha kerkon te privatizoje ne menyre korruptive 1280 prona publike per perfitimin e tij dhe te oborrit te tij shqiptaret sot e kane gjithnje me te veshtire te mbyllin muajin. Ne 18 shkurt do te protestojne 120 mije shqiptaret qe i jane shtuar radhes se te varferve vetem 2 vitet e fundit ne nje kohe kur Sali Berisha planifikon vjedhjen spektakolare te pasurise se shqiptareve duke plackitur 1280 prona publike - deklaroi Beqja. Ai shtoi se ne 18 shkurt shqiptaret do tu thone ndal aferave te korrupsionit me bllok ne dore te pushtetit te Sali Berishes. Do tu thone ndal vjedhjeve manipulimeve grabitjes korrupsionit e vrasjes te ketij pushteti qe vodhi votat per te vjedhur shqiptaret - perfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›