Berisha Heqim TVSH per te gjitha makinerite e prodhimit
Qeveria do të heqë TVSH për të gjitha makineritë e të gjitha llojeve të bizneseve. Pra do të përjashtohen nga TVSH-ja makineritë që përdoren në bujqësi, blegtori, akuakulturë, për bimët aromatike etj.
Një vendim i tillë u bë i ditur nga vetë Kryeministri berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.
Sipas tij, kjo nismë është pjesë e paketës së re të reformave, në funksion të mandatit të ardhshëm qeverisës.
“Sot është dita e biznesit. Ne do të vijojmë të ruajmë rritjen ekonomike dhe punësimin e shqiptarëve. Do rrisim aftësitë konkurruese të ekonomisë shqiptare. Do rrisimi prodhimin, punësimin. Askush nuk e parashikoi krizën në vazhdim, por kriza erdhi ajo u thellua. Rendën pas paketave dhe stimujve të ndryshëm, Shqipëria i kishte ndërmarrë ato i kishte në zbatim. Kjo bëri që Shqipëria të mos bjerë në recesion. Në këtë stad një paketë e re reformash është e domosdoshme për të përgatitur suksesin e plotë të mandatit të ardhshëm qeverisës”, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij.
Përmes këtyre reformave, mazhoranca qeverisëse synon që të zgjerojë lirinë ekonomike.
“Bujqësia shqiptare është në agimin e saj, sepse tani dhe vetëm tani ajo po zgjeron çdo ditë hapësirat po thellon çdo ditë e më shumë dhe rrit potencialet e saj. Hiqet TVSH për çimenton dhe çelikun e importuara apo të blera në vend. Sot u firmos marrëveshja e TAP shumë shpejt një projekt tjetër gjigant do të nisë dhe kjo është kaskada e Devollit. Qeveria me këto vendime ndikon fuqishëm në koston e ndërtimit të HEC-eve në Shqipëri”, nënvizoi Berisha.
Por nuk ka munguar dhe kundërpërgjigja ndaj kreut të opozitës, lidhur me akuzat e këtij të fundit për kopjim të programit, apo për mungesën e shërbimeve për qytetarët.
Në vlerësimin e kreut të ekzekutivit këto deklarata janë qesharake dhe të pavërteta.
“Jam e sigurt se Rama do të thotë nesër që e vodhën programin, vodhëm TAP, Kaskadën e Devollit. Pas “Kurbanit” kalon tek libri tjetër “Vjedhja”. E këshilloj e këshilloj ose të marrë statistikat zyrtare për bazë ose të zgjedhë këshilltarë jo si Pjerin Ndreun që i thotë si rroga aktuale rrogat e policëve të vitit 2005”, u shpreh Kryeministri.
Si për të vërtetuar, këtë kreu i qeverisë u ndal tek deklaratat e Ramës për realitetin në shërbimin shëndetësor, e konkretisht për hemodializën.
“Çfarë na tha dje për hemodializën: në 1998 revista më prestigjioze se dëmtimi i funksionit në veshka qendron si dënim me vdekje në vende si Shqipëria se ajo kishte 20 të sëmurë. Në vitin 2005 ky numër i shqiptarëve që kishin mundësi t’i shpëtonin vdekjes ishte 45 të sëmurë. Sot ky numër është mbi 600, por shërbimi i hemodializës parandalon çdo rrezik për të sëmurët me dëmtim të funksionit të . Deklaroi se çmimet e hemodializës janë dy herë më të larta se ajo mesatarja. Është qesharke, deklaratë e njëriut që nuk jeton në Shqipëri. Në Evropë është çmimi më i ulët”, sqaroi Berisha.
Për këtë arsye, kreu i mazhorancës i bëri thirrje kryetari të opozitës që “të mos shfrytëzojë median për gjëra që nuk janë serioze, nihilizmi është doktrinë e atyre që kanë shikim dhe nuk shikojnë, atyre që kanë mendje dhe nuk kuptojnë, që kanë veshë dhe nuk dëgjojnë”.