E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish badigardi shpallet ne kerkim per plagosje me arme

Halit Shahini, ish badigardi i Luan Hajdaragës, në kohën që ky i fundit ishte ministër I mbrojtjes, është shpallur në kërkim policor, vetëm pak kohë pasi është liruar nga burgu, ku shleu dënimin për krimin e vrasjes

Burime pranë Komisariatit Numër 4 të Tiranës, sqaruan për “ABC News” se Shahini është shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. 

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të martës në rrugën Siri Kodra, kur për shkak të një borxhi, Shahini ka qëlluar me armë Bujar Barçin, 60 vjeç. 

Barçi ndodhet në spitalin ushtarak në gjendje tejet të rëndë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin.

Shahini ka qenë dënuar më parë, për rrahjen për vdekje të rojës së bankës amerikane  në zonën e ish bllokut në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2005, pas një grindje për vendin e parkingut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›