E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Heronjtë e 2 korrikut gjunjëzuan në rrugët e Tiranës diktaturën më barbarë të njerëzimit

Vijmë në këtë 20 vjetor të Shqipërisë së lirë, me Shqipërinë që ndryshon në shekuj nga ajo e vitit 1990-ë. Të rinjë më 2 korrik nisën marshin e tyre të pandalshëm të lirisë, gjunjëzuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, diktaturën më barbare që kishte njohur njerëzimi


Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot gjatë një mitingu madhështor në Qytetin Studenti, veprën e të rinjve dhe të rejave, të cilët 20 vite më parë, “prenë” zinxhirët e regjimit më të egër që kishte njohur ndonjëherë njerëzimi, pas Luftës së Dytë Botërore. Përmes një takimi me studentë dhe studente, Berisha tha se “kurajoja dhe guximi juaj bënë që në Shqipëri të binte përfundimisht perdja e hekurt”. “2 korrik 1990-të Shqipëria do të fitonte lirinë dhe dinjitetin e saj, do të shembte “Murin e Berlinit”, që e mbante atë jashtë botës së lirë dhe demokratike”- u shpreh kryeministri Berisha. Sipas tij, Shqipëria erdhi në vitin 90-të, atëherë kur përjetonte skllavërinë dhe pjesa tjetër ishte transformuar nga qenie njerëzore në qenie shtetërore.
“Në një kohë kur për shqiptarët pothuajse nuk besonte se do të merrnin guximin për të hedhur menjanë shtypjen njerëzore. Djemtë dhe vajzat, me një guxim të pashembullt, shndërruan rrugët dhe sheshet e qytetit në një betejë vendimtare për liri dhe dinjitet. Për ditë të tëra, ata vazhduan sulmin e tyre drejt botës së lirë. Ata ishin njerëz të thjeshtë, punëtorë, furnitorë, mekanikë, marangozë, hidraulikë, të papunë, por që të gjithë ishin kreshnikë të vërtetë në guximin e tyre. Të gjithë ata së bashku, u ngritën në një guxim dhe trimëri të paparë. U dhanë zemër shqiptarëve që përjetonin tmerret, i dhanë mesazhin Evropës dhe Botës se ky komb nuk ka të ndalur, se ky komb është i gatshëm për çdo sakrificë për liritë dhe të drejtat e tij. Ata me aktet e tyre të burrërisë, i dhanë shpresë këtij populli të pashpresë. I dhanë zemër dhe trimëri njerëzve të cilët, u ishte kallur frika dhe tmerri deri në palcë, u dërguan atyre thirrjet për t’u ngritur njëlloj si popujt e tjerë të Evropës, për t’u çliruar nga tirania komuniste”- deklaroi para mijëra të rinjve në Qytetin Studenti, kryeministri Sali Berisha.
Kreu i qeverisë tha se guximi i pashembullt i të rinjve që me guximin e tyre u futën në dyert e ambasadave të huaja, mposhti makinerinë vrastare shtetërore të udhëheqësbve komunistë, pavarësisht se ishte një betejë e pabarabartë. Në këtë aspekt, kryeministri nderoi të riun Agim Pasha, i cili u ekzekutua nga forcat e sigurimit të nomeklaturës.
“Ju burrat dhe gratë, djem dhe vajza, që me vetëdije të plotë në vitin ‘90-të u vërsulët drejt ambasadave të vendeve të lira. Nuk e dinit, nuk kishit siguri se do të arrinit botën e lirë apo natën e përjetshme, siç e pësoi i pavdekshmi Agim Pasha, që ra mbi muret e ambasadave që vetëm e vetëm, për t’u bërë i lirë. Me 2 korrik, në një betejë të pabarabartë, të rinjtë dhe të rejat e Tiranës, mposhtën regjimin dhe diktaturën, ata u përcollën në vende të tjera. Regjimi montoi makinerinë e vet të shpifjes, dhunës dhe territorin. Sërish nisi burgjet, nisi torturat, persekutimin. Ngriti de facto Murin e Berlinit, por flaka e Lirisë që ndezet, heronjtë e 2 korrikut nuk pushuan kurrë. Vetëm pak muaj më vonë, këtu në këtë shesh në dhjetor të 90-ës do të shpërthente uragani i fuqishëm i lirisë, nga zemrat e studenteve dhe studentëve shqiptarë. Uragani, nën udhëheqjen e Azem Hajdarit, në këtë qytet do të themelonte pluralizmin politik, Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe do marshonte drejt zemrave të shqiptarëve. Flladi i lirisë do zhdukte regjimin më të egër. Regjimin të cilin Evropa do ta cilësonte si regjimin e Hitlerit të pas Luftës, regjimin e Enver Hoxhës. Sot ne përulemi me nderim të madh para heronjve të 2 korrikut, guximtarëve, trimave që shkatërruan dyert, për lirinë e Shqipërisë”- tha Berisha.
Duke iu referuar plot 20 viteve nga ngjizja e pluralizmit në Shqipëri, Berisha tha se vendi është shekuj larg atyre viteve të zeza.
“Sot ne festojmë së bashku me ta, me një krenari legjitime, sepse Shqipëria që nisi marshimin e lirisë në 90-ën, sot pas 20 vitesh, është jo dekada, por shekuj larg Shqipërisë së 20 viteve më parë. Vendi që renditej i 3-ti apo i 4-ti në botë për skamje dhje mjerim, është shkëputur sot përfundimisht nga grupi i vendeve të varfra dhe ka aktualisht nj prej ekonomive më të qëndrueshme, më dinamike, më entuziaste në rajon dhe Evropë. Vendi që 20 vite më parë ishte i zhytur në izolimin më të thellë, nderon sot bijtë e saj si vend anëtarë i NATO-s si vend që ecën i sigurt drejt integrimit evropian. Vendi që 20 vite më parë ishte i rrethuar me tela me gjemba, sot është në prag të lëvizjes së lirë pa viza, të qytetarëve në mbarë Evropën. Vendi që 20 vite më parë ishte vendi i lirive të dhunuara, sot është vendi i zgjedhjeve të lira, i shtetit ligjor, i të drejtave të njeriut dhe me shpresë dhe besim të madh tek e ardhmja, dhe me shpresë e besim tek Evropa. Ky 20 vjetor na fton të gjithëve të bashkohemi, për të shndërruar sa më parë në realitet ëndërr tonë evropiane, idealet tona evropiane”- deklaroi më tej, kryeministri Sali Berisha.
Në përfundim shefi i ekzekutivit Sali Berisha përshëndeti të rinjtë, duke marrë prej tyre mesazhin e qartë, për një Shqipëri të ndryshuar dhe të denjë për renditjen përkrah vendeve të demokratizuara evropiane, e cila mund të realizohet vetëm nëpërmjet qeverisjes së Partisë Demokratike, partia e vlerave të lirisë dhe dinjitetit.


Kryeministri komenton për VOA-n ngjarjen e ambasadave në 2 korrik 1990-ë


Kryeministri Sali Berisha komenton ngjarjet e 2 korrik 1990-ës në Shqipëri, duke i konsideruar si një tërmet i vërtetë politik dhe social, duke sjellë pluralizmin politik dhe shembjen e një prej nomenklaturave më të egra që kishte njohur ndonjëherë njerëzimi. Gjatë një interviste për programin në shqip të “Zëri i Amerikës”, shefi i ekzekutivit u shpreh se rrokada kundër regjimit erdhi si rezultat i protestave të të rinjve dhe kurajës së tyre për të çliruar vendin nga kthetrat e komunizmit. Duke iu referuar ngjarjes së ambasadave, ku të rinjtë shqiptarë u futën në to, Berisha tha se ishte momenti kyç që solli ndryshimin e rrjedhës së ngjarjeve për Shqipërinë.


Mitingu në Qytetin Studenti


Nën kujdesin e kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe drejtorit të Qytetit Studenti Bujar Brovina, u zhvillua sot në Qytetin Studenti një koncert festiv, me rastin e 20 vjetorit të shembjes së regjimit komunist. Shefi i ekzekutivit informoi 3 ditë më parë për mbajtjen e këtij evenimenti ndërsa ka theksuar se me këtë nderohen të gjithë të rinjtë dhe të rejat, që morën pjesë në lëvizjen e ‘90-ës për “Liri dhe Demokraci”. Zhvillimi i këtij rasti festiv korrespondon edhe me progresin e demonstruar nga vendi gjatë viteve të fundit, ndërsa vetëm pas 2 muajsh shqiptarët dhe në veçanti të rinjtë do kenë të gjitha mundësitë për të lëvizur të lirë në “Schengen” dhe njëherazi Shqipëria përmes votëbesimit të Bashkimit Evropian, merr statusin e vendit kandidat, brenda vjeshtës së këtij viti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›