E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Bep ShirokaTopi: Humbëmaktorin e përkushtuar

TIRANE- Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të shquar shkodran, Bep Shiroka, i cili ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak në moshën 76-vjeçare.

“Me ndarjen e tij nga jeta, ju humbët njeriun tuaj më të dashur e më të pazëvendësueshëm, ndërsa të gjithë artdashësit humbën një nga aktorët më të talentuar e më të përkushtuar të filmit e teatrit, që me mjeshtëri e profesionalizëm skaliti figura e personazhe të pashlyeshme në memorjen tonë, duke mbetur një nga aktorët më të mëdhenj e më të spikatur shqiptarë.”- thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kreut të shtetit.

Artisti i Merituar, numëron mbi 150 role skenike të teatrit dhe kinematografisë.

Dalja e tij e fundit ka qënë në skenën e komedisë "Putargat e Thata", të dramaturgut të njohur dhe mikut të tij Stefan çapaliku. Për spektatorët e artdashësit shqiptare kanë mbetur në kujtesë sidomos interpretimet e tij tek komedia "çifti i lumtur", si dhe në role të tjera si ato te "Baca i Gjetajve", "Dasëm me Flamur", "Hetimi", "Nora e Kelmendit", "Lugina e Peshkatarit", "Koncert në vitin 1936", "Besa e Kuqe", "Kërcënimi", "Flaka e maleve" etj.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›