E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Hetim i plotë për katastrofën

Kryeministri Berisha ka bërë me dije se prokuroria ka nisur një hetim të plotë për katastrofën e Gërdecit. "Çdo dokument që i nevojitet prokurorisë për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë, do t‘i bëhet disponibël, sapo ajo t‘i kërkojë. Mendoj se u takon autoriteteve përkatëse të hetojnë dhe të bëjnë publike hetimin e tyre. Theksoj edhe njëherë se veprimtaria ka qenë tërësisht private. Ministria e Mbrojtjes ka pasur vetëm një detyrë: transportin e materialit te fabrika. Për çdo problem tjetër, do të jetë institucioni i akuzës që do të nxjerrë të gjitha përgjigjet", tha ai. Për aksidentin e ndodhur, hetimi do të tregojë se cili ishte shkaku i thellë. "Por një shkak që mund të lidhet me veteksplodimin për shkak të vjetërsisë së materialit, përbën të domosdoshme largimin e tyre. Askush nuk mund ta dijë se cila prej tyre do të veteksplodojë. Duhet të drejtohemi te mënyra të tjera të shkatërrimit sa më të shpejtë të këtij materiali, që është një material jashtë përdorimit, nuk është pjesë e municioneve dhe armatimit që i duhet ushtrisë shqiptare", theksoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›