E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Hiqet TVSH-ja per makinerite e importuara Eva Gjura



Biznesit shqiptar dhe atij te huaj do t'i hiqet ne menyre perfundimtare TVSH-ja per makinerite e importuara. Ky vendim eshte marre dje ne mbledhjen e qeverise dhe eshte bere i ditur nga Kryeministri Berisha. Gjate diskutimit te tij per rendin e dites, kreu i qeverise eshte shprehur se "hiqet ne menyre perfundimtare per biznesin shqiptar dhe te huaj TVSH-ja per makinerite e importuara. Cdo investitor, i cili do te importoje makineri per t'i prodhuar ne vend, do t'i kete ato pa TVSH. Deri tani, ato mund te hynin pa TVSH, por detyrohej kur i fuste ne prodhim te rikthente TVSH. Ky kapitull mbyllet njehere e pergjithmone. Dhe biznesmenet e dine se ne premtojme dhe nuk mashtrojme. E kemi premtuar 6 muaj me pare dhe ja ku eshte ligji". Kryeministri ka nenvizuar faktin se miratimi i ketij vendimi eshte shume i rendesishem per investimet ne vend. Berisha ka deklaruar se marrja e ketij vendimi eshte i rendesishem, sepse krijon nje mjedis miqesor per biznesin. "E konsideroj kete nje nga vendimet me te rendesishme qe kemi ndermarre ne perpjekjet e kesaj qeverie per te nxitur dhe ndihmuar biznesin per te krijuar nje mjedis sa me miqesor. Kam informacione se jane kompani te shumta, te cilat duan te shperngulen ne Shqiperi se kjo krize ne vende te tjera ka veshtiresuar performancen ekonomike. Jam i informuar nga burime te sigurta se ato po e prisnin kete mase nga qeveria shqiptare, duke e ditur shpirtin e saj bujar dhe ky eshte lajmi me i mire qe mund t'i dergojme ne biznesit shqiptar me mundesine per te krijuar me dhjetera-mijera vende pune ne kohen me te shkurter", - theksoi kreu i qeverise. Gjithashtu, ne mbledhjen e djeshme, Kryeministri eshte ndalur edhe ne disa vendime te tjera te rendesishme, te cilat jane miratuar nga Keshilli i Ministrave. Berisha ka vleresuar marreveshjen e arritur mes qeverise shqiptare dhe asaj te Azerbajxhanit ne rrafshin ekonomik, industrial dhe teknologjik. Ne, - tha Berisha, - mbetemi shume te interesuar per marredheniet me miqesore me kete vend mik dhe do t'i shtrijme keto marredhenie ne te gjitha fushat, ne interesin me te mire te dy vendeve tona. Nder te tjera, Berisha ka vecuar edhe miratimin e vendimit "Per lejimin e ekspozimit ne Rome, Itali, te disa objekteve te rralla me vlera unike, ne kuader te realizimit te ekspozites "Thesare te Kultures shqiptare", nga data 20 nentor 2012 deri me 6 janar 2013, vendimin per lejimin e ekspozimit ne Muzeun e Artit Mesjetar "Andrej Rublov", Moske, te 18 ikonave, pjese e fondit te Muzeut te artit mesjetar Korce ne datat 10 tetor-12 dhjetor 2012, ne kuader te zhvillimit te javes se kultures shqiptare ne Moske, pjese e marreveshjes se bashkepunimit Shqiperi-Rusi, ne fushen e kultures, si dhe vendimin per nje shtese fondi miratuar per Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve per organizimin e ceremonive zyrtare per ekspozimin e "Mesharit" te Gjon Buzukut, ne mjediset e Bibliotekes Kombetare dhe per ekspozimin e armeve te Skenderbeut, ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›