Berisha Humbja e statusit fajtor eshte Rama. Edhe une do te votoja kunder
Ne nje moment deciziv per sa i perket vleresimit te Brukselit per detyrat e shtepise te klases politike shqiptare Kryeministri Sali Berisha doli ne nje konference per mediat pa ndonje tematike te caktuar. Ajo qe beri pershtypje ishte pikerisht fakti se kreu i qeverise paraqiti dorezimin per kryerjen e 12 rekomandimeve te BE-se duke theksuar se kreu i opozites Edi Rama nuk e lejonte vendin te merrte statusin e vendit kandidat. Me tone te ashpra kreu i qeverise theksoi se Rama kishte bere per reformat propozime te cilat do tia kishte zili edhe diktatori i ndier i Korese se Veriut dhe beri te qarte se shume nga propozimet e socialisteve nuk kishin gjasa te pranoheshin prej tij. Madje Kryeministri Berisha theksoi se po te ishte ai vendimmarres ne Bruksel do e kishte pare me skepticizem integrimin e Shqiperise ne nje kohe qe opozita nuk miratonte reformat. Po dje Berisha ne konferencen e gjate per shtyp foli edhe per largimin e deputetit Gazmend Oketa nga grupi i tij parlamentar duke e akuzuar ate se i ka bere dem vetes dhe per partine e Bamir Topit se nuk e voton as i vellai i tij.
ReformatBerisha deklaroi se Edi Rama me propozimet qe kishte sjelle per reformat qe kerkohen nga BE-ja kishte tejkaluar qendrimet e diktatoreve te eger qe kishte njohur bota. Sipas Berishes propozimet e PS-se per penalizimet ne rastet e vendimeve kolegjiale burgosja e komisionereve ose atyre qe falsifikonin shifrat ishin vendime ekstreme qe nuk mund te pranoheshin kurre nga mazhoranca. unat e Bllokut nuk kane parim tjeter pervec bllokimit. Me propozimin per denimin kolektiv per vendimet kolegjiale te Keshillit te Ministrave ai tejkaloi diktatorin e Korese se Veriut dhe po keshtu babane e tij shpirteror theksoi Berisha duke i quajtur propozimet e socialisteve per reformat jashte cdo logjike demokratike. Duke e akuzuar Ramen si armikun e popullit Berisha theksoi se kreu i PS-se po i bente me vetedije nje dem kolosal Shqiperise ne aspiratat e saj europiane. Zoti Rama foli sot per Serbine por Shesheli nje armik i betuar i shqiptareve nuk i bllokoi reformat ne Serbi. Partia e Sheshelit eshte ne Parlament po ashtu edhe partia e Sllobodanit qe nuk bllokuan integrimin dhe reformat ne Serbi theksoi Berisha duke e quajtur Ramen fajtorin kryesor per kete deshtim te radhes nga ana e Shqiperise. Por teksa u pyet per retoriken komuniste qe perdorte ndaj opozites kur ne media botoheshin fotografi te tij me perfaqesues te nomenklatures komuniste Berisha iu pergjigj Ate qe ua bera eterve te tyre edhe ne kater breza nuk do te me harrojne. E dhimbshme qe i referohem nje teme qe duhet te ishte harruar. Ndersa ky i mblodhi femijet e bllokmeneve si zogjte e kllockes.
Partia e reKryeministri Berisha doli dje ne konkluzionin se Gazmend Oketa i kishte bere vetes dem duke u bere kurban per Presidentin e Republikes Bamir Topi. Kreu i qeverise nuk ngurroi ta krahasonte Oketen edhe me deputetin socialist Namik Dokle. Oketa zgjodhi nje menyre tjeter dhe une kam keqardhje se hyri si nje perfaqesues i nje brezi te ri dhe u largua si nje Namik Dokle i PD-se. Me 91-shin Dokle ishte kurban per Ramiz Aline pasi pranoi te marre vetem voten e tij sot ndodhi aktualisht qe si kurban per Bamir Topin Gazmend Oketa te marre vetem voten e tij. Kete Oketa nuk duhej tia bente vetes deklaroi Berisha. Sipas tij ne asnje moment Oketa nuk kishte diskutuar ne grupin parlamentar te PD-se dhe nuk kishte ngritur ndonje shqetesim. Per kete arsye Kryeministri theksoi se arsyeja e ketij divorci duhej kerkuar diku tjeter. Nga ana tjeter i pyetur per partine e re qe pritet te themeloje Bamir Topi Kryeministri Berisha preferoi ti pergjigjej me nje batute Kush eshte kercenim Partia qe votoi per Edi Ramen Edhe vellai i tij Flamuri ka votuar per mua dhe do te votoje per mua. Pyeteni po sju tha qe ka votuar dhe do te votoje per mua. Kjo i permbledh te gjitha.