E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Berisha po kontrollon cdo dikaster te marre dhe KQZ

Sekretet e NATO-s

Opozita kontestoi draftin qeveritar per kalimin e Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar ne varesi te Kryeministrit. Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Sigurise deputetet e opozites e kontestuan draftin duke shprehur se kreu i ekzekutivit po synon ti kete nen kontroll te gjitha institucionet. Argumentimi i dhene nga perfaqesuesi i qeverise se DSIK ka qene de fakto ne varesi te Kryeministrit dhe se ky ndryshim ligjor eshte teknik nuk i ka bindur deputetet e opozites. Ne nuk e miratojme kete projektligj pasi nuk kemi besim te nje njeri i cili fsheh provat e nje krimi qe ndodh ne institucionin e tij. Sic eshte rasti i vrasjes se Hekuran Dedes me 21 janar dhe nga hetimi i FBI-se rezultoi se provat filmike te Kryeministrise ishin fshire tha socialisti Arben uko. Ndersa nenkomisioneri Ilir Gjoni tha se ne patologjine e Kryeministrit te gjithe pushtetet duhen mbeshtjelle ne duart e tij. Pra shqetesimi yne ka te beje me akumulimin e pushteteve ku ne rastin ne fjale nga mbikeqyrje kolegjiale qe i eshte bere deri me tani DSIK-ut tashme do i nenshtrohet nje kontrolli individual. shte i njejti precedent si ne rastin e grumbullimit rreth vetes se tij te INSTAT-it apo prokurimeve publike. Nga ketu duket qarte kjo mani e Berishes per akumulimin ne duart e tij te te gjitha pushteteve te mundshme dhe te pamundshme. Socialisti Blushi ka deklaruar se ne pamundesine e kontrollit te SHISH po kerkohet marrja e informacionit nga DSIK-ja. Kjo eshte njesoj qe te mbyllesh cezmen dhe mos ti japesh uje pra i merr te dyja. Deputeti i PS-se Gazmir Bizhga ka deklaruar se nese do te ishte thjesht e vetem nje ndryshim teknik atehere le ti japim Kryeministrit ne dore edhe KQZ-ne qe te mos lodhet Ristani per te shpallur fitues te zgjedhjeve po keshtu ti japim edhe ndonje institucion tjeter dhe rrime rehat. Por jo ne me kete qe po bejme ketu po synojme te mbrojme besimin e qytetareve tek institucionet e pavarura dhe vete pavaresine e ketyre institucioneve. Dhjete deputete votuan pro nder to edhe Gazmend Oketa ndersa 9 socialistet votuan kunder.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›