Wollfarth PS propozime konstruktive. Ti beje edhe PD-ja
Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth ne nje interviste per Top Channel deklaroi se vonesat ne perfundimin e reformes elektorale dhe asaj parlamentare do te kerkojne shtyrjen e afatit. Diplomati i OSBE-se nxiti palet te shpejtojne punen por sic theksoi ai me e rendesishme eshte nje proces pozitiv se sa koha e realizimit te tij. Vullneti politik per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare eshte kyc. Jemi ne nje kohe kritike. Do te tregohesha i kujdesshem qe te mos e quaj histori dashurie apo dicka te ngjashme. Mendoj se nje term i tille do te ishte i tepert te perdorej per cilendo pjese te asaj periudhe por mund te quhet nje periudhe perkushtimi. Ka shume rendesi qe kjo kohe kritike te perdoret sa me mire duke u angazhuar plotesisht me propozime te mira dhe respekt reciprok tha ambasadori. Ai ka shprehur se eshte per nje zgjidhje te shpejte te reformave ne vend. Megjithate permbajtja eshte me e rendesishme se koha eshte me i rendesishem diskutimi i mire e konstruktiv dhe propozimet per zgjidhje cilesore afatgjata. Kjo eshte me e rendesishme sesa te behet nje pune e nxituar. Ne kete kontekst ne nuk kemi arritur plotesisht aty ku donim te ishim. Per kete arsye nje shtyrje e afatit duket shume e nevojshme. Megjithate cdo ore e cdo dite te cdo jave qe tani e tutje duhet perdorur ne menyre konstruktive. Ata partite duhet te kthejne veshtrimin edhe nga vetja per te pare nese po tregojne vullnet te mjaftueshem politik ne proces. shte nje fushe loje ku nevojitet bashkepunim konstruktiv nga te gjitha anet. Shohim qe jemi ne mes te procesit dhe une do ti ftoja te dyja palet qe te pershpejtonin punen dhe qe te ishin sa me konstruktive. Kemi pare propozime konstruktive nga ana e PS-se duam qe te shohim gjithashtu propozime konstruktive nga ana e PD-se kur keto vijne si nga shumica ashtu edhe nga opozita atehere jemi me prane nje reforme te Kodit Zgjedhor qe meriton te quhet e tille thekson Wollfarth.