E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Hungaria mbeshtet integrimin e Shqiperise ne BE

Gjate vizites se tij ne Hungari, kryeministri Berisha ka vleresuar marredheniet shume te mira qe ekzistojne mes dy vendeve tona. Berisha ka shprehur mirenjohjen e tij ndaj kombit mik hungarez dhe qeverise hungareze per te gjithe mbeshtetjen e cmuar qe i kane dhene dhe i japin Shqiperise, ne projektet e saj te rendesishme te zhvillimit te vendit dhe integrimit ne NATO dhe tani, integrimit ne Bashkimin Europian. Per kreun e qeverise shqiptare, marredheniet e mira mes dy vendeve nuk jane vendosur sot, por ata kane nje origjine shume te hershme duke filluar nga gjysma e dyte e vitin 1912 dhe me pas ata u konfirmuan si te tilla edhe me martesen e mbretereshes Geraldine me drejtuesin e kurores se Shqiperise. Berisha ka theksuar se marredheniet e mira mes Shqiperise dhe Hungarise vijojne te forcohen cdo dite e me shume edhe tani qe Hungari po mbeshtet integrimin e Shqiperise ne BE, ashtu sic beri me anetaresimin ne NATO. Pjese e diskutimit mes dy kryeministrave kane qene dhe fusha te tjera. "Diskutuam gjeresisht per intensifikimin e marredhenieve tona ne te gjitha fusha, ne menyre te vecante ne fushen ekonomike, ku ka nje hapesire shume me te madhe bashkepunimi. Shqiperia behet cdo dite e me shume nje vend me interes te vecante nga investitoret dhe ka nje klime miqesore ndaj biznesit. Ne fushen energjise, ne jemi vend i pasur ne ujera dhe kompani nga e gjithe bota po ndertojne hidrocentrale ne Shqiperi", - u shpreh Berisha. Kreu i qeverise shqiptare ka ftuar kompanite hungareze te investojne ne ndertimin e infrastruktures, ku Shqiperia cdo dite e me shume po shenon hapa pozitiv. Arsimi ka qene nje tjeter ceshtje e rendesime e diskutuar mes dy kryeministrave. Berisha tha se "per qeverine time, arsimi ka nje rendesi paresore, ndaj ne duhet te perfitojme nga standardet e arsimit ne Hungari. Kryeministri me premtoi se do te rritet bursat per shqiptaret dhe ky eshte nje lajm shume i gezuar".

Berisha: Reformat suksesi i qeverise sime

Kryeministri Berisha ka deklaruar se, realizmi i reformat integruese mbetet prioriteti kryesor i qeverise. Berisha ka vleresuar reformat e shkelqyera dhe te guximshme te ndjekura nga kryeministri Orban dhe ka shtuar se, jetike eshte qe te garantohet rritja ekonomike. "Garantimi i rritjes do te jete faktor kryesor ne percaktimin e ndertimit te se ardhmes. Keshtu qe ne jemi te vendosur te vazhdojme reformat" tha Berisha. Duke komentuar krize ekonomike, Berisha shtoi se, "ne jemi ndikuar nga kriza dhe nuk eshte se nuk kemi pasur ndikime, por nuk kemi rene ne recension dhe tani po punojme per nje pakete te re reformash, ne menyre qe te pershtatim ekonomine shqiptare ne rrethanat e reja te krijuara nga globalizmi, ne nje bote post perendimore".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›