E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, sekuestrohen 400 kg hashash, arrestohen 6 persona

KUKËS- Policia e Kukësit ka mundur të sekuestrojë 400 kg hashash në Pikën Kufitare të Morinit në Kukës, ndërsa ka arrestuar 6 persona të cilët udhëtonin në mjetin ku u gjet lënda narkotike.

Burime zyrtare të Drejtoirsë së Kufirit dhe Migracionit bëjnë të ditur se në mesnatën e kaluar në një automjet tip kamion, konkretisht në pjesën e sipërme të tij, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej rreth 400 kilogram lënde narkotike e cila kishte qënë e paketuar në qese të ndryshme.

Lënda narkotike mësohet se është sekuestruar në një makinë me targa të Tiranës. Po sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se në automjet është gjetur po ashtu edhe një armë zjarri e llojit pistoletë.

Ajo cka dihet nga burimet konfidenciale të policisë, mbetet fakti se destinacioni i kamionit që po transportonte lëndën narkotike ka qënë Kosova pasi automjeti ka tentuar që të kalojë kufirin Shqipëri-Kosovë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›