Orban: Shqiperia meriton integrimin dhe BE ka interes Eva Gjura
Integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe forcimi i bashkepunimit ne fushen ekonomike kane qene dy temat ku eshte perqendruar me shume diskutimi mes kryeministrit Berisha dhe kryeministrit te Hungarise Viktor Orban. Kreu i qeverise hungareze ka ftuar per nje vizite zyrtare homologun shqiptar Berisha, per te cilin Orban ka pranuar se ka nje vleresim dhe konsiderate te larte. Ne takimin me mediat, kryeministri Orban ka deklaruar per kryeministrin Berisha se, "eshte vertet nje nder i madh qe te kemi sot ketu nje luftetar te demokracise si ty, zoti Kryeminister i Shqiperise". Duke vijuar me tej me konsideratat e tij, kryeministri Orban ka theksuar se, "lideret e shteteve te Europes do te kishin pare me syte e tyre se ka shume pak vete qe ngjajne me mikun tone ketu sot, pasi ai eshte nje person qe ka nje rol shume te madh dhe shume pozitiv, qe nga fillimi i historise moderne shqiptare, dhe historine moderne shqiptare, pa zotin Berisha, nuk do te ishte e mundur as ta imagjinonim". Duke u ndalur tek aspirata me madhe e Shqiperise, Integrimi ne Bashkimin Europiane, kryeministri Orban ka nenvizuar faktin se ne te ardhmen Shqiperia do te jete pjese e Bashkimit Europian dhe kjo, sipas tij, i takon, sepse Shqiperia ka punuar shume per te ndertuar demokracine dhe anetaresimi i Shqiperise eshte edhe ne interes te BE-se. "Mendoj se Komiteti Europian nuk duhet te rrije larg Shqiperise dhe nuk duhet te kritikoje Shqiperine, aq me teper per demokracine, sepse z. Berisha ka punuar vite te tera pikerisht per te ndertuar kete demokraci kaq te mire dhe mendoj se Shqiperia pas diktatures, duke pasur parasysh se ka kaluar dhe nje nga diktaturat me te renda nga te gjitha vendet e tjera, ka arritur te ndertoje nje demokraci me standarde europiane". Ne lidhje me pretendimin e disa zyrtareve te BE-se qe Shqiperia nuk mund te behet pjese e familjes Europiane per shkak te problemeve te brendshme, kryeministri Hungarez ka qene mjaft kritik ndaj deklaratave te BE duke u shprehur se ata nuk kane pse shqetesohen per ceshtjet e brendshme te shteteve te tjera. "Ne qofte se ka ndonje shtet apo person qe te vihet kunder Shqiperise, sepse ka probleme te brendshme, pra ne politiken e brendshme, une mendoj qe kjo ben keq, sepse ceshtjet e politikes se brendshme i takojne vetem nje shteti dhe po te shikosh demokracine ne Shqiperi, ajo nuk le asgje per te deshiruar", - eshte shprehur kryeministri i Hungarise, Orban. Gjate fjales se tij, kreu i qeverise hungareze eshte ndalur edhe tek politikat rajonale, duke shtuar faktin se Shqiperia eshte nje nga faktoret kryesore per stabilitetin ne rajon. "Une mendoj se roli i Shqiperise do te ndryshoje dhe do te zmadhohet shume ne vitet e ardhshme. Prandaj, ne mendojme se politike e mire do te ishte qe Hungaria te ndihmonte dhe te merrte parasysh si partner strategjik, jo vetem Shqiperine, por te gjitha shtetet e rajonit", - tha Orban. Per kryeministrin hungarez, potenciali me i madh per rritjen ekonomike ne Europe do te jete pikerisht nga rajoni i Ballkanit. Lidhur me marredheniet dhe miqesite mes dy vendeve kryeministri Hungarise eshte shprehur se ato jane shume te mira.