E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lempert: Edhe pas 20 vjetesh, polarizimi nuk ka fund

Demokracia ne Shqiperi nen hijen e polarizimit dhe bojkoteve parlamentare. Perse ndodh kjo? Interviste per radion DW me historianin dhe njohesin e Shqiperise Hans-Ulrich Lempert nga Universiteti i Vjenes, Austri

Ne keto njezet vjet pas zgjedhjeve te 22 marsit 1992, qe u konsideruan si zgjedhjet e mirefillta pluraliste, si do ta vleresonit nivelin e demokracise ne Shqiperi?

Tranzicioni nga komunizmi ne demokraci per Shqiperine ishte mjaft i veshtire: Shqiperia ishte nje nder vendet e fundit te Evropes Lindore. Tranzicioni u shoqerua nga mosmarreveshje dhe konflikte shume te gjata midis partive lidhur me institucionet dhe procedurat elektorale. Sot Shqiperia pa asnje rezerve ka nje demokraci: Institucionet demokratike jane, pavaresisht, se sot jo gjithcka funksionon si duhet duke mos iu pergjigjur ne nivelin e duhur parimeve demokratike. Cfare duhet pare me sy mjaft kritik eshte efikasiteti i institucioneve, se sa funksionojne keto institucione sipas parimeve demokratike dhe sa vihen keto parime ne jete.

A eshte i konsoliduar dhe a eshte i garantuar funksionimi i parlamentit sipas standardeve perendimore?

Institucioni i parlamentit nuk vihet me ne pikepyetje nga asnjera pale. As parimi i zgjedhjeve te lira nuk vihet ne dyshim. Por fakti eshte qe njezet vitet e shkuara jane karakterizuar nga polarizimi mes dy partive te medha, asaj socialiste dhe demokratike, te cilat kane qene vazhdimisht ne konflikt me njera-tjetren. Kesisoj ato e kane bllokuar shpeshhere procesin e transformimit, sepse si njera, ashtu edhe tjetra parti e kane bojkotuar parlamentin.

Cilat jane sipas jush arsyet e ketij polarizimi?

Nje nga arsyet eshte personalizimi dhe hierarkizimi i forte i ketyre partive. Qe te dyja partite jane te orientuara fort ndaj udheheqesve te partise, Sali Berisha ne Partine Demokratike dhe Edi Rama ne Partine Socialiste, ne kete te fundit deri ne 2005 ka qene e njejta dukuri me ish-kryetarin Fatos Nano. Cdo perballje politike dhe cdo debat sillet gjithmone rreth ketyre dy figurave. Diskursi politik nuk zhvillohet aq per ideologji, apo koncepte politike, por perqendrohet fort tek perballja midis personave qe ndonjehere duket se merr trajten e armiqesive personale.

Simbioza e krijuar mes dy kundershtareve politike eshte kjo nje karakteristike e politikeberjes ne Shqiperi, apo njihet si dukuri edhe ne vendet e tjera postkomuniste?

Kjo dukuri eshte shfaqur ne shume vende postkomuniste, ku eshte krijuar nje polarizim i forte ne politike, kjo edhe per arsyen se shume shpejt partite pasuese te partive komuniste, partite socialiste shume shpejt u kthyen ne pushtet pas zgjedhjeve. Megjithate politika e bojkotimit te vazhdueshem te parlamentit sic ka ndodhur ne Shqiperi, eshte relativisht unikale ne vendet e Evropes Lindore.

Sado qe ne dukje shoqeria shqiptare eshte e politizuar, ne mase ndihet edhe perhapja e mosbesimit ndaj politikes. A eshte edhe kjo pasoje e trashegimise komuniste, apo kemi te bejme me nje dukuri te re te kushtezuar nga rrethanat aktuale?

Mendoj se te dyja keto jane te lidhura ngushte me njera-tjetren. Ndersa ne komunizem kishte nje mosbesim te madh kundrejt shtetit, zhvillimet ne vitet 90-te duke nisur qysh me manipulimet ne zgjedhje e deri tek kriza financiare, prej se ciles shtresa te tera te popullsise humben kursimet e tyre duke cuar ne pragun e luftes civile, kane bere qe ne Shqiperi te krijohet nje zhgenjim i madh dhe deziluzionim sa u perket zhvillimeve politike.

Perse duket kaq i veshtire pervetesimi i botekuptimit te demokracise ne Shqiperi?

Une mendoj, se kjo ka te beje pjeserisht me nje trashegimi nga komunizmi, ku shteti ishte i superfuqishem, kontrollonte gjithcka dhe qytetari shqiptar ne te vertete nuk kishte te drejten e fjales. Tani qe ka liri, ajo duhet pervetesuar, eshte e rendesishme te dish se si te sillesh ne liri. Por ka edhe nje faktor tjeter, qe me sa duket per shqiptaret eshte e veshtire te zgjedhin alternativa, sepse keto alternativa nuk ofrohen. Qysh nga viti 1990 thuajse nuk ka pasur fare ndryshim te elitave ne Shqiperi. Elita, qe drejton tani politiken pjeserisht e ka prejardhjen nga i njejti rreth personash, te cilet perbenin eliten edhe ne komunizem.

Me siper ju theksuat, se diskursi politik fare pak ka te beje me koncepte, perse ndodh kjo?

Ka shume pak dallime programore midis dy partive te medha: asaj Socialiste dhe Demokratike. Dallimet jane fare te vogla sa i perket politikes se taksave, apo asaj sociale. Por edhe midis partive te vogla, duke vecuar paksa partine republikane, qe ka nje orientim si te thuash patriotik, dallimet programore jane te zbehta. Parimisht mund te thuhet, se dallimet midis tyre nuk jane te perkufizuara nga permbajtja.

A perben problem per funksionimin e jetes parlamentare fakti, qe partite nuk kane dallime te qarta programore?

Definitivisht: Ky eshte vertete nje problem i madh. E rendesishme eshte qe te shmanget fiksimi ndaj personalizimit te politikes dhe qe te vendosen pikerendesat programore. P.sh. edhe ne partine socialiste ka pasur anetare, apo edhe drejtues, te cilet pas zgjedhjeve te fundit nuk kane qene dakord me bojkotimin e parlamentit dhe kerkonin kthimin ne parlament per te bere nje opozite konstruktive. Por per fat te keq strukturat partiake jane aq te hierarkizuara dhe kjo pengon zgjidhjet e suksesshme.

Ndonese politika ne Shqiperi dominohet nga dy partite e medha qe polarizojne, peizazhi partiak qysh ne fillimet e demokracise e deri me sot ka pesuar ndryshime duke u fragmentarizuar me krijimin e partive te reja. Eshte ky fragmentarizim ne dobi apo ne dem te parlamentarizmit?

Faktikisht ne keto njezet vjet ne Shqiperi jane krijuar nje sere partish. Por une nuk do te mendoja se ky eshte nje faktor, qe e ka demtuar parlamentarizmin, sepse partite e vogla kane fare pak influence ne politike. Perderisa ligjet elektorale gjithmone kane favorizuar partite e medha, per partite e vogla ka qene e mundur te marrin mandate parlamentare apo te jene pjese e pushtetit vetem pasi kane hyre ne aleanca elektorale. Ishte hera e pare me LSI-ne, per nje parti te vogel, e cila pati sukses ne zgjedhjet e vitit 2005. Kjo ishte edhe hera e pare qe partia demokratike hyri ne koalicion me LSI-ne, nje parti kjo e krijuar pas shkeputjes nga partia socialiste. Deri me sot socialistet apo demokratet e kane siguruar shumicen permes aleancave elektorale. Kjo do te thote qe segmentimi as nuk e ka penguar, por as nuk e ka permiresuar parlamentarizmin. Kjo per arsyen, se midis partive nuk ka dallime te qarta ideologjike sic eshte p.sh. ne Gjermani, ku ka nje perkufizim te qarte programor midis kristiandemokrateve, socialdemokrateve, liberaleve, ekologjisteve apo te majteve. Interesant do te jete zhvillimi pas formimit te partive e reja, qe pritet te krijohen se shpejti ne vere: Njera nga shkeputja e nje krahu te Partise Demokratike si dhe levizja "Kuq e Zi" me nje orientim te forte nacional-populist, e cila me shume gjase do te riformatohet si parti e mirefillte. Lidhur me kete te fundit eshte interesante te mesohet, se sa potencial do te kete ajo po te nisemi nga fakti, qe shume qytetare shqiptare jane te zhgenjyer nga politika.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›