E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha I dhame fund trafikut te droges

Trafiku i heroines nga 1100 kilograme ne vitin 2004 ka zbritur ne 10 kilograme ne tri vitet e fundit. Te dhena te tjera tregojne se ne teresi respekti qe shqiptaret tregojne per levizjen pa viza eshte me i miri ne rajon

Kryeministri Sali Berisha mori pjese diten e djeshme ne ceremonine e dorezimit te 7 mjeteve te reja lundrimi te cilat iu dhuruan policise kufitare te qytetit te Vlores nga Komisioni Evropian vlera e ketyre mjeteve kapte shifren e 3.2 milione eurove. Gjate fjales se tij kreu i qeverise shqiptare shprehu mirenjohjen per te gjitha vendet e Bashkimit Evropian te cilat nepermjet KE-se dhane kontributin e tyre ne dhurimin e ketyre mjeteve te lundrimit. Sipas Kryeministrit Berisha ndihma e dhene nga ana e KE-se do te perdoret me profesionalizem dhe me eficence nga roja bregdetare shqiptare. Ai tha para te pranishmeve se Policia shqiptare do ti thote stop trafiqeve te cilat per vite me radhe permes kanalit te Otrantos kane trafikuar droge dhe qenie njerezore. Ketu pak milje nga ne ndodhet Kanali i Otrantos. Per vite dhe vite ky kanal u be per shqiptaret simbol i fatkeqesive dhe dramave te medha njerezore. Keto vite shqiptaret nuk kane humbur me jeten ne detet e tyre. Puna e shkelqyer qe ju keni bere beri te mundur qe trafiqet te marrin pergjigjen me te merituar. Por po kjo pune u kurorezua me sukses te madh ne heqjen e vizave - u shpreh Berisha. Ai deklaroi gjithashtu se te gjitha institucionet shqiptare jane ne dispozicion te qytetarit dhe jane armiku numer 1 i krimit duke shtuar se trafiku nuk njeh viza dhe do te behet gjithcka per ta shtypur ate kudo qe gjendet ne det ne toke kudo ku shfaqet. Duke iu referuar raportimeve te ministrit te Brendshem Bujar Nishani ai u shpreh se trafiku i heroines nga 1100 kilograme ne vitin 2004 ka zbritur ne 10 kilograme ne tri vitet e fundit. Sipas tij keto te dhena te tjera tregojne se ne teresi respekti qe shqiptaret tregojne per levizjen pa viza eshte me i miri ne rajon. Ministri Nishani raportoi ketu disa te dhena jashtezakonisht inkurajuese. Ai raportoi se trafiku i heroines nga 1100 kilograme ne vitin 2004 ka zbritur ne 10 kilograme ne tri vitet e fundit. Te dhena te tjera tregojne se ne teresi respekti qe shqiptaret tregojne per levizjen pa viza eshte me i miri ne rajon. Por keto jane te dhena qe kerkojne nga ne nje pune te madhe per ti konsoliduar pasi sot nuk ka presion me te madh nderkombetar sesa presioni i trafiqeve dhe krimit te organizuar. Keshtu qe eshte ne detyren tone te bejme gjithcka e cdo dite te perballemi ne menyren me eficente me tone - vijoi me tej kreu i qeverise. Ndersa shprehu bindjen se mjetet e dhuruara do te perdoren me profesionalizem e eficence per ti bere ujerat tone dhe vendin me te sigurt dhe per te bere me te sigurta vendet mike. Kryeministri Berisha pershendeti dhe u shprehu mirenjohjen efektivave te Policise se Shtetit te cilet me perkushtim dhe sakrifice perballen me krimin dhe trafiqet per te mbrojtur jeten pronen dhe veprimtarine e qytetareve. Gjate kesaj vizite kreu i ekzekutivit vizitoi ambientet e brendshme te repartit dhe iu be nje prezantim i shkurter i specifikave teknike te mjeteve te reja lundruese ndersa mesohet se keto mjete rrisin kapacitetet logjistike te Rojes sone Bregdetare per mbikeqyrjen e hapesires detare. Nderkaq te pranishem ne ceremoni ishin ministri i Brendshem Bujar Nishani drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj drejtues te tjere te larte te Policise se Shtetit efektiva te njesise operacionale te Rojes Bregdetare te Vlores etj. Ne ceremonine ishte i pranishem gjithashtu ambasadori i Delegacionit te Komisionit Evropian ne Shqiperi Etore Sekui.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›